Njoftime

KLSH merr pjesë në Konferencën mbi "Qasjet më të fundit në matjen e vlerës së shtuar të auditimit dhe sfidat”, zhvilluar në Stamboll

07.05.2019

Në datat 18-19 Prill 2019, në kuadër të Konferencës mbi "Shkencat shoqërore në kuadrin e zhvillimeve më të fundit në botë", organizuar nga International Business Economics and Marketing Society (IBEMS), Gjykata Turke e Llogarive organizoi një panel mbi "Metodat e fundit në matjen e vlerës së shtuar të Auditimi dhe Sfidat " në bashkëpunim me Maltepe University në Stamboll.

Në këtë panel nga Kontrolli i Lartë i Shtetit morën pjesë: zj.Valbona Gaxha, kryeaudituese pranë Departamentit të Auditimit të Buxhetit të Shtetit dhe zj.Miranda Berdo, audituese e parë në Departamentin e Auditimit të Performancës.

Paneli filloi me fjalimin e hapjes së z. Seyit Ahmet BAŞ, President i Gjykatës Turke të Llogarive. Në këtë event morën pjesë Presidentët dhe Zëvendëskryetarët e Institucioneve Supreme të Auditimit të Serbisë, Maldiveve, Azerbaijanit, Polonisë, Nepalit dhe Afganistanit, auditues nga SAI-t e Estonisë, Kroacisë, Qipros, si dhe zyrtarë të kompanive turke publike dhe private të auditimit si edhe të organizatave profesionale.

Paneli u përshëndet dhe nga akademikë të Universitetit Maltepe, mikëpritës i eventit.

 

 

Në panelin që mblodhi të gjithë aktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë të fushës së auditimit, prezantimet u bënë nga përfaqësuesit e SAI-ve dhe organizatave ndërkombëtare të vendeve të tjera në bazë të 6 seancave si më poshtë:

Sesioni 1: Vlera dhe Përfitimet e Institucioneve Supreme të Auditimit dhe matja e tyre, (Pjesa I-rë).

Sesioni 2: Si të rritet vlera e shtuar e auditimit përmes auditimit të sistemeve të informacionit?

Sesioni 3: Matja e ndikimeve të aktiviteteve të auditimit të aktorëve publikë.

Sesioni 4: Vlera e shtuar e auditimit nga pikëpamja e aktorëve të ndryshëm - Perspektiva e sektorit privat.

Sesioni 5: Perceptimi dhe Ndërgjegjësimi rreth vlerës së shtuar të auditimit.

Sesioni 6: Vlera dhe Përfitimet e Institucioneve Supreme të Auditimit dhe matja e tyre (Pjesa II-të).

Pjesë e panelit prezantues në sesionin e 6-të ishte dhe një prezantim i përgatitur dhe paraqitur nga zj.Valbona Gaxha, me temë “Riorganizmi i sektorit publik Shqiptar- Çfarë mungoi?” .

Ky prezantim i konceptuar si një rast studimor bazuar në dy auditime performance të realizuara nga KLSH në dy periudha të ndryshme, synoi të sillte një qasje të matjes së vlerës së shtuar të auditmit të KLSH nën konceptin dhe modelin teorik të krijimit dhe matjes së vlerës publike.