Njoftime

KLSH merr pjesë në takimin e zhvilluar nga IDI mbi objektivat e SAI-ve për zhvillimin e qëndrueshëm

29.07.2019

Në datat 22-23 Korrik 2019, u zhvillua takimi “Institucionet Supreme të auditimit bëjnë ndryshimin: Duke audituar implementimin e objektivave për një zhvillim të qëndrueshëm” me pjesëmarrjen e drejtuesve të SAI-ve dhe aktorëve të tjerë qeveritarë të lidhur me vendosjen dhe implemetimin e objektivave të zhvillimit në vend. Ky takim u zhvillua me mbështetjen e UNDESA (Departamenti i Çështjeve Ekonomike dhe Sociale të UN dhe IDI (Iniciativa për Zhvillim I INTOSAI). Në këtë takim pjesëmarrësit nga 80 vende të ndryshme me shtrirje nga Evropa, Amerika, Azia dhe Afrika ndanë eksperiencat më të mira të tyre lidhur me auditimin e objektivave të zhvillimit të cilat kërkohen të jenë në përputhje me Axhendën 2030.

Fjalën e hapjes së takimit e mbajti Znj.Spatolisano (përfaqësuese e UNDESA-S) e cila pasi ndaloj tek rëndësia e këtij takimi sqaroj dhe objektivat kryesore të organizuesve lidhur me këtë takim ku ndarja e eksperiencave është fjala kryesore sidomos në mjedisin e institucioneve supreme te auditimit. Më pas fjala i takoj Znj. Shirsaf Drejtor i Përgjithshëm i  IDI, e cila e cilësoj takimin të rëndësishëm për të zhvilluar institucione auditimi të cilat mbështesin me punën e tyre realizimin e objektivave sipas axhendës 2030.

Në dy ditën e takimit u trajtuan dhe u diskutua rreth disa çështjeve kryesore:

1. A janë vendet gati për implementimin e Axhendës 2030? Dhe përgjigjen rreth kësaj pyetjeje e dhanë vendet të cilat kishin realizuar auditim për fazën përgatitore për implementimin e kësaj axhende. Lidhur me këtë çështje u lançua analiza e realizuar nga IDI, referuar rezultateve të punës audituese mbi përgatitjet për implemtimin të objektivave të zhvillimit strategjik. Materiali i analizës ishte realizuar me mbështetjen e IDI dhe KSC (Komiteti i shpërndarjes së eksperiencave).
Takimi u vazhdua me sjelljen e eksperiencave të vendeve të përfshira në këtë sipërmarrje dhe çfarë problematikash u konstatuan. Kështu me shumë interes u pritën përvojat e sjella nga SAI i Filipines, Republikës së Ugandës, Mauritus. Moderimi i Znj. Vilkari, Auditor i Përgjithshëm i Zyrës Kombëtare të Auditimit së Finlandës, bëri që përvojat e sjella nga larg mjedisit evropian të qaseshin në një këndvështrim sa të gjerë dhe gjithëpërfshirës. Diskutimi solli në vëmendje faktin se nuk është kuadri rregullativ që lejon apo ndalon auditimin me fokus objektivat e zhvillimit ekonomik por është vullneti dy palësh për të kontribuar në të mirë të vendit. A është ky vullnet pjesë e axhendës së SAI? Kjo i jep përgjigje pyetjes së parë a mundet që SAI të përfshihen në auditimin e këtyre strategjive.

2. Cilat janë sfidat e Axhendës së zhvillimit 2030? Politikat e integrimit të strategjive, buxhetet dhe partnership këto janë sfidat me të cilat çdo vend duhet të përballet për tu bërë gati për një implementim të suksesshëm të objektivave strategjik të zhvillimit, ky është leksioni nga vendet të cilat kanë realizuar një auditim të fazës përgatitore për të realizuar këto objektiva. Shembuj interesant ishin ato të sjellë nga Zyra e Auditimit të  Senegalit dhe Ishujve Solomon. Ndërkohë që diskutimi i përfaqësuesit të Departamentit të Politikave të Zhvillimit dhe Planifikimit të Agjencisë Kombëtare të Zhvillimit të Mongolisë tregoi se si një model i integruar që sjell në kohë dhe bazuar në kapacitete jep siguri për objektiva të arritshëm dhe ajo që është më e rëndësishmja të matshëm. Problemi i indikatorëve është problem global por janë qeveritë të cilat gjykojnë jo vetëm mënyrën e arritjes së objektivave, afatet por ajo që është e rëndësishme outputet e çdo strategjie, të cilat kërkojnë normalisht edhe indikatorë kombëtar. Po si arrihet që qeveritë të kenë një strategji të integruar dhe në koherencë me shumë strategji sektoriale dhe përgjatë disa niveleve të qeverisjes kjo është sfidë me të cilën qasje qeveritare është e ndryshme dhe normalisht edhe rezultatet janë të ndryshme. Kjo çështje ishte një nga pikat që u debatua më shumë mes pjesëmarrësve.

3. Si monitorohen strategjitë dhe rezultatet e tyre? Saktësia dhe plotësia e të dhënave lidhur me realizimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm është një nga sfidat e tjera të strategjisë. Si shikohen të dhënat e ofruara, a garantohet plotësia dhe saktësia e tyre me rolin që marrin SAI për të garantuar për këtë saktësi. Lidhur me këtë çështje u sollën eksperiencat e Gjykatës së llogarive të Gabonit, të Audituesit të Përgjithshëm të Kilit dhe përfaqësueses së CEPA. Diskutimi solli në vëmendje se si transparenca dhe publikimi i të dhënave ndihmon që strategjitë e zhvillimit të jenë gjithëpërfshirës dhe nuk ka asnjë aspekt të Axhendës 2030, të pa mbuluar. Jo vetëm kaq por eksperiencat Amerikës Latine dhe Spanjës lidhur me barazinë gjinore i dhanë një qasje tjetër diskutimeve mbi të cilat vendet e vogla si Shqipëria kanë shumë për të bërë. Mësimet kryesore dhe sfidat e SAI-ve lidhur me barazinë gjinore dhe përfshirjen e agjencive qeveritare në implementimin e SDG-s  (Objektivat Strategjik të Zhvillimit) u moderua nga Zv.Presidenti i Fderatës Kanadeze të Auditimit dhe Kontabilitetit.

4. Aspekti i fundit mbi të cilin u fokusua ky takim ishte roli i SAi-ve në implementimin e zhvillimit të qëndrueshëm. Në këto çështje u fokusuan diskutimet e ditës së dytë të takimit. Çështjet që morën vëmendjen e pjesëmarrësve ishin të lidhura me impaktin e auditimeve të realizuara lidhur me SDGs, mënyrat më të përshtatshme të komunikimit dhe bashkëpunimit me institucionet e qeverisë për të garantuar dhe siguruar nivel të lartë të implementimit të SDGs. Diskutimi i përfaqësuesit të Audituesit të Përgjithshëm të Afrikës së Jugut e përqendroi diskutimin rreth mjeteve dhe kanaleve të komunikimit të raporteve të auditimit? Si mund të përmirësohet komunikimi i gjetjeve të auditimit dhe si mund të bëhen më të thjeshtë për tu adresuar për qytetarët. Cilat janë mundësitë ndërkohë dhe sfidat drejt një bashkëpunimi të frytshëm me aktorët e tjerë në mënyrë që impakti i auditimeve të performancës në fushën e implementimit të objektivave strategjik të zhvillimit të jetë maksimal.

5. Nuk u lanë jashtë diskutimit edhe konsiderata strategjike për SAI-et të cilët duhet të drejtohen drejt auditimeve të SDGs (objektivave strategjik të zhvillimit). Si Zv. Drejtori i Përgjithshëm i IDI, znj. Shirsat dhe përfaqësuesi i sekretariatit të UNDESA në diskutimet e tyre theksuan se përpara se SAI-et të kalojnë në auditime të këtij niveli duhet të përballen me:
 i. Çështje organizative
 ii. Aspekte të planifikimit të auditimit (nisur nga veçoritë e këtij auditimi)
 iii. Metodologjinë e auditimit
 iv. Zhvillimi i kapaciteteve profesionale
 v. Nivele teknologjie të zhvilluar
 vi. Bashkëpunime strategjike

Të gjithë diskutantët por edhe pjesëmarrësit u dakordësuan se është e nevojshme që SAI-et të integrojnë në planet e tyre të auditimit implementimin e SDGs, pavarësisht sfidave me të cilat ato duhet të përballen dhe që janë në funksion edhe të veçorive të vendeve ku operojnë SAI-et. Gjithsesi në komunitetin INTOSAI mundësitë për bashkëpunim dhe për të shpërndarë praktikat më të mira dhe eksperiencat në këtë fushë janë të pafund. Në këtë takim KLSH u përfaqësua nga Znj.Manjola Naço, Drejtor i Përgjithshëm, Z.Rinald Muca Drejtor i Departamentit të Auditimit të Performancës dhe Znj.Amantia Patozi, specialisete, Departamenti i Komunikimit Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë.