Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës pranohet anëtare me të drejta të plota e INTOSAI-t.
30.09.2019
KLSH në Kongres : ZKA përmbush kushtet për të qenë vend anëtar.
Nga data 23-27 shtator 2019 zhvillohet në Moskë Kongresi i XXIII-të i INTOSAI-t.
Bordi Drejtues i INTOSAI-t në datën 24 shtator miratoi me shumicë votash pranimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës (ZKA) anëtare me të drejta të plota në Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit. Gjatë miratimit të Raportit të Sekretariatit të INTOSAI-t në seancë Plenare në datën 25 shtator 2019, Kongresi votoi pro këtij raporti, duke konfirmuar përfundimisht anëtarësinë e ZKA në INTOSAI, që nga 1 janari 2020. Gjatë procesit të votimit në Kongres, SAI i Serbisë kundërshtoi anëtarësimin e ZKA-së në këtë institucion të rëndësishëm ndërkombëtar.
Përfaqësuesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit mbështetën fuqimisht vendimin e Sekretariatit të INTOSAI-t, duke theksuar që ZKA përmbush të gjitha kriteret dhe kushtet për të qenë anëtar i INTOSAI-t. Ky qëndrim u mbështet edhe nga përfaqësuesit e SAI-ve të disa vendeve të tjera, veçanërisht nga GAO e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zyra e Auditimit të Polonisë, të cilat kanë qenë gjatë viteve të fundit partnerët kryesorë të KLSH-së në rrugën e modernizimit institucional, si dhe SAI Suedez.