Njoftime

Workshopi i Grupit të Punës IT të EUROSAI-t, ITWG, mbi Hapësirën e Kontrollit të e-Qeverisjes dhe Manualin Aktiv të Auditimit IT, Bratislavë, 14-16 Tetor 2019.

21.10.2019

Në datat 14 - 16 tetor 2019 në Bratislavë të Sllovakisë u zhvillua takimi mbi Hapësirën e Kontrollit të e-Qeverisjes dhe Manualit Aktiv të Auditimit IT, i grupit IT të EUROSAI–t, ITWG, një nga grupet e punës më aktive të EUROSAI-t që ka si qëllim të çojë më tej shkëmbimin e ekspertizës ndër-institucionale dhe të përvojave midis SAI-ve në rajonin evropian, të inkurajojë zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta, të stimulojë SAI-të evropiane për të eksploruar pasojat strategjike të zhvillimeve të lidhura me IT, të promovojë bashkëpunimin në hartimin auditimeve të lidhura me IT dhe të promovojë auditime të përbashkëta mes SAI-ve.

Në takimin e organizuar nën kujdesin e Zyrës Supreme të Auditimit të Republikës së Sllovakisë morën pjesë përfaqësues nga Polonia, Portugalia, Estonia, Sllovakia, Mali i Zi, Bullgari, Serbia, Turqia, Hungaria si dhe një përfaqësues nga Gjykata Federale e Llogarive të Gjermanisë.

KLSH u përfaqësua në këtë takim nga Z. Benard Haka, Kryeauditues dhe audituesit Znj. Elsona Papadhima dhe Z. Redon Xhelilaj.

bratislava1

Workshop-i u hap me fjalën përshëndetëse të Z. Karol MITRÍK, President i SAI-t të Sllovakisë, i cili theksoi rëndësinë e organizimit të këtyre workshop-eve si një nga mënyrat efektive për të ndarë eksperiencat më të mira ndërmjet SAI-ve dhe për të mësuar më shumë nga puna e përbashkët me njëri-tjetrin.

Në datën 14 tetor, z. Pawel Jan Banas, përfaqësues i NIK-ut të Polonisë, në emër të SAI-t kryesues të grupit të punës, pas fjalës se hapjes dhe falënderimit të SAI-t të Sllovakisë si vend pritës i këtij takimi, beri një prezantim të projekteve të nëngrupit të qeverisjes elektronike dhe arritjet e deritanishme.

Në ditën e parë u diskutua mbi platformën CUBE, për të cilën z. Banas prezantoi risitë e këtij projekti për auditimin, përfshirjen e teknikave të reja të kërkimit dhe evidentimit të rasteve me risk duke përdorur teknologji të reja si inteligjenca artificiale mbi raportet e auditimit, dhe duke e demonstruar atë dhe me shembuj konkretë të raporteve të auditimit të GAO-s të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, NAO-s së Finlandës dhe NAO-s së Suedisë. Në prezantimin e tij z. Banas theksoi se “CUBE (Control Space for e-Government) është një modul i dizenjuar nga SAI-t pjesëtarë të EUROSAI - IT Working Group, për të thjeshtuar dhe konsoliduar auditimin IT. Synimi i këtij moduli është që të kthehet në një bazë të dhënash inteligjente për raportet e auditimit, prej të cilit mund të aksesohen lehtësisht auditimet e qeverisjes elektronike e-GOV”, nga ku secili SAI mund të përthithë nga ndarja e eksperiencave ndërmjet SAI-ve. Dita vijoi me zhvillimin e disa detyrave praktike për testimin e modulit të ri të CUBE për përzgjedhjen dhe vlerësimin e rasteve më me risk të një projekti auditimi.

Në ditën e dytë takimi vijoi me prezantimin e projektit mbi Manualin Aktiv të Teknologjisë së Informacionit (AITAM) nga z.João Carlos Cardoso, përfaqësues i Gjykatës së Llogarive të Portugalisë. Nga z. Cardoso, u prezantua versioni web i Manualit Aktiv të Auditimit IT (AITAM), një version i ri dhe i përditësuar. Dita vazhdoi me zhvillimin e një detyre praktike nga auditime të marra nga CUBE për ndërtimin e matricave kryesore për planifikimin e një projekti auditimi. Nga pjesëmarrësit u realizuan edhe disa testime përmes mobile në Manualin Aktiv të Auditimit IT (AITAM) në web.

Në ditën e tretë takimi vijoi me prezantimin e plug-in të reja për versionin web dhe impelemtimin e tyre në Manualin Aktiv të Auditimit IT (AITAM) nga z.João Carlos Cardoso. Z. Cardoso shpjegoi mënyrën e funksionimit të tyre dhe lehtësirat që ato ofrojnë kur bëhen pjesë e auditimeve sa i takon vlerësimit të riskut.

Dita vijoi me zhvillimin e një detyrave praktike mbi përdorimin e versionit web të manualit dhe përdorimin e këtyre plug-ins si dhe ndërtimin e gjetjeve dhe raportimin e tyre në raportin e auditimit.

Gjatë ditëve të zhvillimit të workshop-it, pjesëmarrësit patën mundësinë të merrnin pjesë edhe në disa nga aktivetet turistike të organizuara nga SAI i Sllovakisë.

Në përmbyllje të workshop-it tre ditor, moderatorët e takimit, z. Pawel Jan Banas dhe z. João Carlos Cardoso, realizuan një përmbledhje të të gjitha konkluzioneve të përftuara dhe falenderuan të gjithë pjesëmarrësit.