Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit z. Arben
Shehu priti në një takim Ambasadorin e Prezencës së OSBE në Tiranë z. Michel
Tarran
21.10.2024
Kryetari i
Kontrollit të Lartë të Shtetit z. Arben Shehu priti në një takim Ambasadorin e Prezencës
së OSBE në Tiranë z. Michel Tarran.
Gjatë fjalës së
tij, zoti Shehu shprehu falenderimet e tij për mbështetjen dhe bashkëpunimin e
vijueshëm me zyrën e OSBE-së në Tiranë dhe informoi ambasadorin mbi punën që është kryer
nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si dhe
sfidat që e presin në të ardhmen.
Në këtë takim
Ambasadori theksoi rëndësinë dhe rolin e institucionit në vend në funksion të
përmirësimit të shërbimeve publike ndaj qytetareve, si dhe shprehu gatishmërinë
për intensifikimin e bashkëpunimit dhe
komunikimit, sidomos për çështje dhe auditime të vlerësuara me një rëndësi të
veçantë nga KLSH.