Manuali Aktiv i Auditimit IT
Mjeti “Manuali Aktiv i Auditimit IT” ka si objektiv kryesor
vendosjen në praktikë të “Manualit WGITA - IDI mbi Auditimin e IT-së për
Institucionet Supreme të Auditimit", duke ndihmuar audituesin
me informacione thelbësore për të planifikuar një auditim të IT-së, mbledhjen e
gjetjeve dhe shkëmbimin e njohurive.
Ai ofrohet si një zip folder. Ai përmban fletë pune Excel dhe
disa dokumente Word, si dhe dokumente html që veprojnë si burime të të dhënave
për Excel spreadsheet. Pasi të depaketohen, të gjithë skedarët duhet të mbahen
në të njëjtën dosje dhe nën-dosje.”
Sjellja e brendshme e spreadsheet të Excel si dhe të disa
dokumenteve të Word janë përshtatur/hedhur në VBA. Për të ndihmuar në
inspektimin e kodit është komentuar e gjitha në Anglisht. Ajo referon vetëm
funksionet dhe objektet të pre-instaluara në OS (nuk ka nevojë të referohen
“librari”shtesë). Kështu duhet vetëm të aktivizohen macros!
Disa nga dokumentat Word përmbajnë kontrolle të përmbajtjes që
duhet të ruhen dhe të përdoren për të futur të dhënat e kërkuara. Automatizimet
varen prej tyre.
Dokumentat html janë mbajtës të të dhënave për SVG (Scalable Vector Graphics),
në përputhje me standartet W3C për të shënuar grafikë. Në ditët e sotme SVG
implementohet në Firefox, Opera, Safari, Chrome, Edge, Internet Explorer dhe në
shfletues të tjerë. Shfletuesit web duhet të mbahen të përditësuar.
Konsideroni këtë mjet jo si një produkt të përfunduar, por si një prototip. Ai
ndjek nga afër qasjen e përcaktuar në WGITA - IDI Manual mbi Auditimin e IT-së
për Institucionet Supreme të Auditimit.
Qëllimi
kryesor është që t'u ofrojë përdoruesve udhëzime praktike, informacione
thelbësore teknike dhe pyetje kyçe të auditimit të nevojshme për planifikimin
dhe kryerjen e auditimit efektiv të IT.
Dokumentat ishin testuar në versionet 2007/2010, 2013 dhe 2016
të Microsoft Office.
Manuali Aktiv i Auditimit IT