Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu, raportoi pranë Komisionit për Ekonominë dhe Financat mbi Raportin e Zbatimit të Buxhetit 2022. Mbledhja e këtij komisioni u zhvillua këtë herë në platformën online.
Të pranishëm gjatë raportimit ishin edhe znj.Valbona Gaxha, Sekretar i Përgjithshëm, znj. Marjola Llanaj, Drejtor i Përgjithshëm, z. Gjovalin Preçi, Drejtor i Departamentit të Auditimit të Buxhetit të Shtetit dhe z. Qeram Çibaku, Drejtor i Departamentit të Auditimit të Institucioneve Qendrore.