Tryeza e rrumbullakët për OZHQ-të në kuadër të Forumit Politik të Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara
U zhvillua në datë 13 korrik në New York, në format
hibrid, tryeza e rrumbullakët për auditimet e Objektivave të Zhvillimit të
Qëndrueshëm, OZHQ në kuadër të Forumit
Politik të Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara 2023.
Ky Forum u bashkëorganizua nga Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI), Iniciativa për Zhvillim INTOSAI (IDI), Grupi i Punës INTOSAI për Auditimin e Mjedisit (WGEA), Institucioni Suprem i Auditimit të Indonezisë, Institucioni Suprem i Auditimit të Brazilit dhe Misioni i Përhershëm i Indonezisë.
Synimi kryesor i këtij eventi ishte të sillte së bashku SAI-t, organet e INTOSAI-t dhe palët kryesore të interesuara për një tryezë të rrumbullakët diskutimi për:
- të ndarë konkluzionet dhe rekomandimet e
auditimeve të OZHQ-ve dhe veprimet e qeverive për to;
- reflektimin mbi veçoritë unike të ndjekjes së auditimit të tyre dhe ndarja e veprimeve të ndërmarra për të forcuar zbatimin dhe ndjekjen e auditimeve të OZHQ-ve;
- diskutimin mbi mënyrat e forcimit të auditimeve të mjedisit të SAI-ve.
Që nga viti 2016, Institucionet Supreme të Auditimit (SAI) nga e gjithë bota janë angazhuar në ofrimin e mbikëqyrjes së jashtme të pavarur, mbi gatishmërinë e qeverive të tyre përkatëse dhe zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Të mbështetur nga IDI, SAI-t filluan me auditimet e gatishmërisë së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe vazhduan me auditimet e zbatimit të tyre.
Si rezultat
i këtyre auditimeve, SAI-t kanë publikuar një numër raportesh auditimi mbi
qëllimet dhe objektivat e OZHQ-ve, duke përfshirë qëndrueshmërinë e sistemeve
të shëndetit publik, prokurimet publike të qëndrueshme, barazinë gjinore dhe
mjedisin.
Në mbyllje të takimit, nga të pranishmit u konkludua se ka nevojë për një veprim bashkëpunues midis të gjithë aktorëve, sidomos për SAI-t me një auditim të pavarur dhe vlerësim gjithëpërfshirës dhe se SAI-t mund të promovojnë llogaridhënien dhe transparencën drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.