KLSH prezente në tryezën e diskutimit mbi bashkëpunimin mes Kuvendit të Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura organizuar nga Westminster Foundation
Kontrolli i Lartë i Shtetit ishte ndër
institucionet pjesëmarrëse në tryezën e diskutimit të organizuar më datë 26
korrik 2023 nga Fondacioni Westminster për Demokraci mbi rëndësinë e
përmirësimit të ndërveprimit dhe bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe
institucioneve të pavarura.
Në takim përveç përfaqësuesve të institucioneve të pavarura ishin të pranishëm edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Kryetarët e Komisionit për Ekonominë dhe Financat dhe Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, të cilët shkëmbyen ide dhe pikëpamje sa i takon mirëfunksionimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Gjithashtu u diskutua mbi mënyrat e hartimit të
një metodologjie të konsoliduar raportimi në Kuvend, adresimin e rekomandimeve
të Kuvendit, si dhe forcimin e rolit të tij mbikëqyrës.
Në këtë tryezë KLSH u përfaqësua znj. Amantja
Patozi, përgjegjëse për sektorin e Komunikimit dhe Botimeve.