Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu ka zhvilluar në mjediset e KLSH-së, një takim me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shqipëri, z. Tayyar Kağan Atay
Z. Shehu i shprehu Ambasadorit Atay falenderimet e përzemërta për zhvillimin e këtij takimi dhe njëkohësisht ndau me të vlerësimet e tij më të larta, për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe institucioneve të ndërsjellas.
Ambasadori Atay e falenderoi z. Shehu për pritjen dhe shprehu gjithashtu vlerësimet më të larta për marrëdhëniet dypalëshe dhe për institucionin e KLSH-së.
Gjatë bisedës së përbashkët, z. Shehu dhe Ambasadori Atay e vunë theksin tek rëndësia e punës së institucioneve supreme të auditimit duke luajtuar një rol kyç në parandalimin e efekteve negative, si dhe në shërbimin ndaj mirëfunksionimit të llogaridhënies në përgjithësi.

Z. Shehu dhe Ambasadori
Atay, shprehën angazhimin e tyre të plotë në vazhdimësinë e bashkëpunimit dhe
mundësinë e organizimit të vizitave të ndërsjella në nivel institucional e më
gjerë.