Publikohet Raporti Screening Cluster 1 i Komisionit Evropian për Shqipërinë

Nga Komisioni Evropian është publikuar Raporti Screening Cluster 1 për Shqipërinë.

Në këtë raport KLSH është pjesë e Kapitullit 32 “Kontrolli Financiar” për nënkomponentin “Auditimi i Jashtëm” dhe vlerësimi i Komisionit Evropian citon:

… Shqipëria duhet të rrisë nivelin e zbatimit të rekomandimeve të kontrollit të jashtëm dhe të zhvillojë mbikqyrjen parlamentare në subjektet e audituara. Cilësia e punës audituese duhet të rritet për të qenë në përputhje të plotë me standardet INTOSAI. Lidhur me impaktin e punës audituese, niveli i zbatimit të rekomandimeve të auditimit të jashtëm është ende i pamjaftueshëm pavarësisht përqindjes së lartë të pranimit të rekomandimeve nga institucionet. Mbikqyrja parlamentare ndaj subjekteve të audituara lidhur me zbatimin e rekomandimeve është ende e kufizuar dhe duhet të rritet nëpërmjet dëgjesave parlamentare më të shpeshta dhe ngritjes së një kuadri monitorues parlamentar për të vlerësuar rregullisht ndjekjen (follow-up) nga qeveria …”


Raportin e plotë e gjeni këtu.