Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu ka zhvilluar pranë zyrave të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë një takim pune me Ambasadoren znj. Christiane Hohmann.
Z. Shehu e informoi Ambasadoren mbi
veprimtarinë e institucionit duke u ndalur tek
fushat me interes të veçantë si dhe vlerësoi
kontributin që institucionet dhe ekspertët e BEsë japin në fushën e auditimit të jashtëm publik
në veçanti dhe në përgjithësi, mbi ecurinë dhe
zhvillimin e mëtejshëm të reformave në
Shqipëri.
Z. Shehu dhe Ambasadorja Hohmann shprehën angazhimin e tyre të plotë për vijueshmërinë e bashkëpunimit të suksesshëm në fushat me interes të përbashkët me qëllim forcimin e kapaciteteve profesionale.