Në datat 3-5 korrik 2023
u zhvillua në Hagë, Shkolla
Verore mbi Auditimet Investigative me fokus kryesor promovimin
dhe rritjen e impaktit të Auditimeve të Fokusuara (investigative, tematike, etj).
Ky workshop u organizua nga Departamenti i Auditimeve Investigative pranë
Gjykatës së Auditimit në Hollandë (NCA) në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të
Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar (UK NAO) dhe EUROSAI-t. Ky workshop siguroi një
platformë të përbashkët për auditues nga 17 vende të ndryshme të Evropës, për
të diskutuar konceptin e auditimeve investigative, si dhe për të eksploruar
mënyra të reja për të rritur eficiencën dhe impaktin.
NAO dhe NCA, të njohura për ekspertizën e tyre
në këtë fushë, prezantuan metodologji dhe mjete të ndryshme që kanë rezultuar
efektive në punën e tyre. Ky prezantim shërbeu si burim frymëzimi për
pjesëmarrësit që kërkonin të përmirësonin praktikat e tyre të auditimit.
Nëpërmjet sesioneve ushtrimore në grup, pjesëmarrësit patën mundësinë të
zbatojnë parimet e auditimit të fokusit në skenarë real. Kjo qasje
gjithëpërfshirëse u mundësoi atyre të zhvillonin aftësi dhe strategji praktike
që mund të zbatoheshin menjëherë në institucionet e tyre përkatëse, si dhe u
zhvilluan plane për auditimet e ardhshme të fokusit që do të kryhen në SAI-t
respektive.
Aktiviteti
u karakterizua dhe nga diskutime të gjalla dhe shkëmbime të praktikave më të
mira midis pjesëmarrësve, duke ofruar mundësinë për të mësuar nga kolegët në
SAI të tjera dhe për të reflektuar mbi qasjen e përbashkët.
Pse duhet të zbatohet kjo tipologji auditimi?
Ky lloj auditimi mundëson rritjen e përshtatshmërisë së audituesit, kryerjen e kërkimeve brenda një kohe më të shkurtër (14 javë), përgjigje ndaj çështjeve aktuale ose të reja dhe përmbledhje analitike të fakteve. Pa përfshirjen e ndonjë përfundimi dhe/ose rekomandimi, auditimet investigative i lejojnë lexuesit të krijojnë opinionin e tyre bazuar në faktet nga raporti përfundimtar.
Jo
vetëm që audituesit e njohin vlerën e shtuar të këtij produkti, por edhe
raportet e shkurtra me një pyetje të përcaktuar kërkimore priten mirë nga media
dhe lexuesi.
Çfarë përfshin kjo metodë?
Një
investigim është aktual, i shpejtë, i fokusuar, faktik, konciz dhe përshkrues.
Tematika: Auditimet investigative
shikojnë çështjet relevante dhe aktuale.
I
shpejtë:
Për të qenë aktual, auditimet investigative kryhen relativisht shpejt: më së
shumti 14 javë nga fillimi deri në publikim.
Të
fokusuara:
Auditimet investigative kanë një fushëveprim të përcaktuar dhe një fokus të
qartë. Kjo reflektohet në pyetjen e hulumtimit, e cila zakonisht është, 'A
është e vërtetë se…?' (kontrolli i fakteve).
Faktuale: Audituesit ushtrojnë
kompetencat e tyre për të nxjerrë në dritë faktet e një diskutimi aktual.
Prandaj, raportohen vetëm faktet dhe nuk shprehet asnjë opinion dhe/ose
rekomandim.
Koncize
dhe shpjeguese: Auditimet e fokusit kulmojnë në raporte koncize, shpjeguese dhe
të qarta.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, u përfaqësua në
këtë aktivitet nga audituesit Erald Kojku dhe Paolo Xhezo, të cilët prezantuan
për kolegët e huaj metodologjinë dhe proceset e punës që institucioni ndjek për
të përmbushur qëllimin dhe objektivat që ka duke përftuar gjithashtu
informacion tepër të vlefshëm në këtë fushë, i cili që do të përcillet edhe tek
audituesit e tjerë në KLSH.