Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) ka
publikuar në datën 19 shtator 2022, Sondazhin e opinionit publik “Besimi në Qeverisje 2021”, i cili
shqyrton perceptimin publik dhe
qëndrimet e qytetarëve në çështje, si: besimi në institucionet publike,
transparenca dhe llogaridhënia institucionale, korrupsioni, niveli i
përfshirjes qytetare në politikëbërje dhe vendimmarrje, kënaqshmëria me ofrimin
e shërbimeve publike, menaxhimi i fatkeqësive natyrore dhe zbatimi i ligjeve
dhe politikave për mbrojtjen nga diskriminimi.
Në sondazh paraqitet perceptimi i opinionit publik edhe për Kontrollin e Lartë të Shtetit, lidhur me llogaridhënien e qeverisë, ku evidentohet se tre institucionet e perceptuara si mekanizmat më efikase për llogaridhënien në vend janë: Kontrolli i Lartë i Shtetit (71.1%), ndjekur nga Parlamenti (63.9%) dhe media (61.5%).
Në vijim paraqitet sondazhi “Besimi në Qeverisje 2021”: