Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit raporton në seancën plenarë të Kuvendit të Shqipërisë mbi Raportin e Performancës së KLSH-së për vitin 2021

Njoftim për shtyp


Tiranë, më 07.07.2022

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z.Arben Shehu raportoi ditën e sotme në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë mbi Raportin e Performancës së KLSH-së për vitin 2021.

Gjatë fjalimit, z. Shehu paraqiti performancën e punës së insitucionit duke e vënë theksin tek vëmendja që i është kushtuar aktivitetit auditues dhe jo vetëm, duke cituar se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka qenë në gjendje të mbajë një nivel të lartë të mbulimit me auditim, me cilësinë që Parlamenti dhe taksapaguesit presin nga KLSH, kjo në përmbushje të detyrimit kushtetues dhe misionit të institucionit në dobi të mirëqeverisjes së fondeve publike me impakt rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Në përfundim, Kuvendi miratoi Rezolutën "Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2021"