Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu pret në një darkë pune homologun e Zyrës Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut, z. Maksim Acevski

Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu priti në një darke pune homologun e Zyrës Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut, z. Maksim Acevski dhe delegacionin që e shoqëronte.


Z. Shehu dhe z. Acevski, vlerësuan marrëdhëniet tepër të frytshme dhe të qëndrueshme ndërmjet dy institucioneve, si dhe shprehën angazhimin e plotë në intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen, në fusha konkrete me interes të përbashkët.

Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Zyra Shtetërore e Auditimit të Maqedonisë së Veriut, në fillim të vitit të ardhshëm, do të angazhojnë audituesit e tyre edhe në zhvillimin e auditimeve paralele.