KLSH

KRYETARI I KLSH-SË, Z. ARBEN SHEHU ZHVILLON NJË TAKIM ME DREJTORESHËN EKZEKUTIVE TË KOMITETIT SHQIPTAR TË HELSINKIT, ZNJ. ERIDA SKËNDAJ

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit z. Arben Shehu zhvilloi sot nje takim me Drejtoreshën Ekzekutive të Komitetit Shqiptar të Helsinkit znj. Erida Skëndaj, në mjediset e KLSH-së.

Fokusi i këtij takimi ishte prezantimi i projektit “Jo Korrupsionit, Po Demokracisë” që Komiteti Shqiptar i Helsinkit në bashkëpunim me Agjencinë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) do të zhvillojë në të gjithë Shqipërinë, me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit.

Znj. Skëndaj në vlerësim të angazhimit që Kontrolli i Lartë i Shtetit jep në luften kundër korrupsionit, i përcolli z. Shehu ftesën që institucioni të përfshihej aktivisht në këtë projekt për të qenë sa më pranë qytetarëve nëpërmjet kontributit profesional në këtë fushë, por duke shfrytëzuar edhe mundësi të tjera bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Z. Shehu në vijim të diskutimit shprehu vullnetin e plotë të përfshirjes të Kontrollit të Lartë të Shtetit në këtë projekt, më qëllim angazhimin e plotë institucional në mbështetje të qytetarëve.