Njoftim për shtyp mbi auditimin e ushtruar në Bashkinë Konispol
Departamenti i Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 97/1,datë 04.02.2021, të miratuar nga Kryetari i KLSH, ushtroi auditimin “Financiar dhe të Përputhshmërisë” në subjektin Bashkia Konispol, për veprimtarinë nga data 01.01.2018 deri më 31.12.2020.
Nga auditimi, u dha Opinion i Kundërt për Pasqyrat Financiare dhe Opinion të Kualifikuar për Përputhshmërinë, si dhe u lanë rekomandimet dhe masat përkatëse, konkretisht 20 masa organizative, 7 masa për shpërblim dëmi dhe 7 masa për eleminimin e efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike dhe për menaxhimin me ekonomicitet, efiçencë dhe efektivitet të fondeve publike. Disa nga konstatimet kryesore janë vendosur më poshtë:
-Nga auditimi i komponentëve dhe implementimit tëparimeve të MFK-së, u konstatua se:
Mungojnë Planet e Menaxhimit dhe Raportet e Zbatimit, mungojnë Indikatorët e Performancës, veprime në kundërshtim me ligji nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” i ndryshuar.
-Nuk ka strukturë të Auditit të Brendshëm, kjo për mungesë të specialistëve dhe nuk ka lidhur as aktmarrëveshje me bashkitë kufitare për kryerjen e këtij shërbimi.
-Nga auditimi mbi programimin e buxheteve vjetore si dhe analiza mbi gjendjen financiare të Bashkisë Konispol, u konstatua se shpenzimet nuk kanë qenë të balancuara me të ardhurat dhegjendja financiare vlerësohet “me vështirësi financiare” pasi detyrimet janë 30% të shpenzimeve të programuara.
-Nga auditimi i zbatimit të punimeve civile të kontratës me objekt “Rikonstruksion i rrjetit të ndriçimit rrugor në fshatrat e Bashkisë Konispol,, me vlerë të kontratës 11,519,466 lekë me TVSH, rezultuan diferenca në volume pune të pakryera në vlerën 398,849lekë pa T.V.Sh, objekti “Rikonstruksion i shkollës “Rait Bajo” Shalës dhe ndërtim kopshte”,me vlerë të kontratës 61,382,057 lekë me TVSH, rezultuan diferenca në volume pune të pakryera në vlerën 526,084 lekë, objekti“Rikonstruksion i rrugës së shkollës Vrinë” Bashkia Konispol, me vlerë kontrate 6,286,042 lekë me TVSH, rezultuan diferenca në volume pune të pakryera në fakt në vlerën 294,402 lekë pa TVSH dhe objekti“Rikonstruksioni i rrjetit të brendshëm të ujësjellësit të fshatit Xarrë”, Bashkia Konispol,me vlerë të kontratës 58,348,704.33lekë me TVSH, rezultuan diferenca në volume pune të pakryera në fakt në vlerën 372,140 lekë.
-Nga verifikimi i kontratave të qirasë për pyjet, u konstatua se nuk është arkëtuar vlera 1,356,330 lekë.
-Nga verifikimi i planifikimit të taksës për tokën bujqësore, u konstatua se nuk ështëplanifikuar vlera prej 4,167,400 lekë.
-Nga auditimi i pagesave të taksës së ndikimit në infrastrukturë për objektet e legalizuara, u konstatua se nuk e kanë paguar këtë taksë 12 persona, në vlerën prej 253,424 lekë.
-Numri i debitorëve nga biznesi në fund të vitit 2020 ishte 46 subjekte në vlerën 2,828,151lekë.
Për përmirësimin e gjendjes, Kontrolli i Lartë i Shtetit doli me Opinion i Kundërt për Pasqyrat Financiare dhe Opinion të Kualifikuar për Përputhshmërinë, dhe rekomandoi 20 masa organizative, 7 masa për shpërblim dëmi dhe 7 masa për eleminimin e efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike dhe për menaxhimin me ekonomicitet, efiçencë dhe efektivitet të fondeve publike, me Vendimin nr. 70, datë 15.06.2021, të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.