Njoftim për shtyp
Tiranë,
më 26.01.2022
Kontrolli
i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit me nr.579/1, datë 04.06.2021,
ka ushtruar auditimin me objekt “Mbi përputhshmërinë
e veprimtarisë ekonomiko-financiare” në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes
Sociale .
Nga
auditimi i kryer janë evidentuar veprime të Drejtorit të Kabinetit pranë MSHMS,
në cilësinë e Koordinatorit të Përgjithshëm të Projektit “Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor”, si edhe ish Drejtorit të FDSKSH-së lidhur me mos funksionalitetin e sistemit të menaxhimit finanicar në 420 QSH-ve, të
kryera në kundërshtim flagrant me aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë
detyrën e tyre funksionale, të cilat në tërësinë e tyre përbëjnë konsumim të
elementeve të veprës penale “Shpërdorimi
i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.