Tiranë, më 25.01.2022
Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka
zhvilluar auditimin me objekt “Mbi
procedurën e pranimit dhe administrimit të dokumentacionit për regjistrimin e
pasurive të paluajtshme dhe auditimin e ligjshmërisë dhe përputhshmërisë në
kryerjen e procedurave të legalizimit për periudhën e funksionimit” në
Drejtorinë Vendore të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës (DVASHK) Lushnje.
Nga ky auditim janë konstatuar një
sërë veprimesh dhe/ose mosveprimesh të ndërmarra nga ana e ish Drejtorit të
ALUIZNIT, Drejtoria Rajonale Lushnje, ish drejtorit të DVASHK Lushnje, një Përgjegjës
Sektori dhe dy specialistë në DVASHK Lushnje.
Këto (mos)veprime të kryera në kundërshtim
me ligjin dhe aktet nënligjore që normojnë detyrën e tyre funksionale, kanë
sjellë si pasojë dëmtimin e rëndë të interesave të ligjshme të shtetit dhe/ose
personave të tretë.