Tiranë, më 21 dhjetor 2021
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në cilësinë e
institucionit më të lartë të kontrollit ekonomik dhe financiar të organeve të
pushtetit qendror dhe vendor, ka ushtruar
auditim pranë Bashkisë Kurbin për periudhën 01.01.2019 - 30.06.2020.
Nga ky auditim janë konstatuar një sërë shkeljesh
dhe parregullsish që lidhen me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i rrjetit të jashtëm e të brendshëm
të Ujësjellësit të Qytetit Laç faza I, Bashkia Kurbin”, të cilat bien në
kundërshtim me ligjin për prokurimin publik dhe aktet nënligjore të miratuara në
zbatim të tij.