Tiranë, më 20 dhjetor 2021
Kontrolli
i Lartë i Shtetit (KLSH) ushtroi auditim financiar dhe përputhshmërie në
Bashkinë Dibër, duke i kushtuar vëmendje çështjeve që lidhen me prokurimet
publike, menaxhimin financiar dhe kontrollin e brendshëm, të ardhurat dhe
buxhetin, si dhe pasqyrat financiare për vitet 2018-2020.
Nga
auditimi i ushtruar u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish që lidhen
me procedurën e prokurimit me objekt “Blerje
artikuj ushqimorë për nevojat e kopshteve dhe çerdheve të Bashkisë Dibër për
vitin 2018”, të cilat përmes veprimeve të kryera bien në kundërshtim me
ligjin për prokurimin publik dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij.
Gjithashtu
janë konstatuar veprime të tjera të kundraligjshme që lidhen me falsifikimin e
dokumenteve dhe hyrjen e paautorizuar kompjuterike, me pasoje cënimin e
ligjshmërisë së kësaj procedure prokurimi, si dhe të drejtave dhe interesave të
ligjshme të shtetasve ose subjekteve pjesëmarrëse.