Kryetari i KLSH -së, z. Arben Shehu mori pjesë në takimin e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë me institucionet e pavarura

Tiranë, 16.12.2021

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu mori pjesë në datën 15 dhjetor 2021, në takimin vjetor të drejtuesve të institucioneve të pavarura me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla.

Në fjalën e tij, z. Shehu u ndal në veçanti në bashkëpunimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit me Kuvendin e Shqipërisë, duke inkurajuar  rritjen e bashkëpunimin  ndërinstitucional.  Kryetari i KLSH-së u shpreh në fjalën e tij, se të gjitha institucionet duhet të jenë të vëmendshme në  këtë drejtim. “Mendoj se kjo do të sjellë një rezultat më pozitiv në rritjen e punës profesionale të të gjitha institucioneve, por edhe të rezultatit të punës në tërësi dhe arritjes së pritshmërive të të gjithë shqiptarëve. Gjithsecili nga ne duhet të rrisë angazhimet personale dhe institucionale brenda mundësive ligjore dhe faktike  që ka secili nga institucionet”, u shpreh z. Shehu.


Znj. Nikolla mbështeti qëndrimin e Kryetarit të KLSH-së, duke nënvizuar se drejtuesit e institucioneve të pavarura duhet të jenë në nivelin e përgjegjësive për të cilat janë zgjedhur, për të siguruar pavarësinë dhe efektivitet në punën e tyre.

Ky takim u zhvillua pas depozitimit prej institucioneve të pavarura të raporteve të veprimtarisë vjetore dhe miratimit prej Kuvendit të rezolutave për veprimtarinë e tyre institucionale, të cilat përmbajnë  rekomandime dhe detyra konkrete për institucionet.