Tiranë, më 16 nëntor 2021
Kontrolli i Lartë i Shtetit merr pjesë në Panairin e Librit “Tirana 2021” që zhvillohet në Pallatin e Kongreseve Tiranë nga data 17-21 nëntor 2021.
Në Panair KLSH prezanton për herë të parë dy botime të vitit 2021,
përkatësisht "Raporti vjetor i performancës së KLSH-së 2020" në gjuhën shqipe dhe
atë angleze.
Në këtë edicionin të Panairit të Librit, Kontrolli i Lartë i Shtetit, në
serinë e botimeve të tij, paraqet 110 tituj të botuar ndër vite.