Në datat 3-4 nëntor, në Budva u zhvillua takimi i V i Task Forcës së
EUROSAI për Auditimin e Bashkive(TFMA), organizuar për vitin 2021 nga
Institucioni Suprem i Auditimit (SAI) të Malit të Zi, me temë “Menaxhimi i pasurive të paluajtshme të
Bashkive”. Në këtë takim, morën pjesë rreth 25 institucione supreme të
auditimit të jashtëm, Audituesi i Përgjithshëm i SAI-t të Lituanisë, z.Mindaugas
Macijauskas, Kryetari i Bashkisë së Podgoricës z.Ivan Vukoviç, Kryetari i
Komisionit Parlamentar për Financat dhe Buxhetin, z.Vladimir Jukovic dhe znj.
Olga Kaganova, eksperte e Bankës Botërore. Kontrolli i Lartë i Shtetit u përfaqësua
nga audituesit znj.Ermira Vojka, znj.Redina Karapici dhe z.Redi Ametllari.
Takimi hapi punimet me fjalën e Kryetarit të Senatit të SAI të Malit të Zi, z.Milan Daboviç i cili theksoi ndër të tjera rëndësisë që ka Task Forca e EUROSAI për Auditimin e Bashkive në forcimin e auditimit të jashtëm në vendet anëtare. Z.Daboviç vuri në dukje se shkëmbimi i eksperiencave mes institucioneve supreme të auditimit të Europës përbën komponentin kryesor të këtij forumi të rëndësishëm, me qëllim ofrimin e metodologjive inovative për të rritur jo vetëm cilësinë audituese, por edhe llogaridhënien dhe transparencën në vendet anëtare.
Nga ana e përfaqësuesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit u prezantuan
problematikat kryesore mbi menaxhimin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri si
mungesa e inventarizimit, identifikimit të pronave dhe regjistrimit të tyre në
kadastër. Po ashtu, përfaqësuesit e KLSH-së ishin pjesë aktive e grupit të
drejtuar nga Spanja dhe Estonia në nxjerrjen e konkluzioneve kryesore në propozimin
e masave që duhen marrë me qëllimin përdorimin e një qasjeje të orientuar kah
eficiencës, në menaxhimin e pasurive të paluajtshme nga bashkitë.
KLSH mori pjesë në këtë takim në cilësinë e një kontribuese në aktivitetet
dhe dokumentet e punës së TFMA si:
·
Aktiviteti
2.4: Analiza e mbikëqyrjes administrative të bashkive;
·
Aktiviteti
1.9.2: Zhvillimi i bazës së të dhënave mbi buxhetin e bashkive;
·
Aktiviteti
2.5: Analiza e njekjes dhe zbatimit të rekomandimeve të auditimit nga bashkitë;
·
Aktiviteti
1.9.1: Menaxhimi i emergjencave nga pandemia e Covid-2019 në nivel vendor;
·
Aktiviteti
2.6: Mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së në nivel
vendor;