NJOFTIM
Sot më datë 22.10.2021 pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit
është paraqitur një kërkesë me shkrim nga artistë të Cirkut Kombëtar Shqiptar.
Përmes kësaj shkrese ata kërkojnë një hetim më të gjerë mbi
veprimet apo mosveprimet e kryera nga Cirku Kombëtar dhe/ose Ministria e
Kulturës. Në të referohen si shkelje nga ana e punonjësve të institucioneve të
sipërcituara në kundërshtim me procedurën administrative të caktuar për
mbrojtjen e interesave të tyre ligjore në kuadër të një procesi gjyqësor.
Gjithashtu artistët kërkojnë një hetim më të thellë mbi
mënyrën e menaxhimit të veprimtarisë së Cirkut Kombëtar nga ana e titullarit të
këtij institucioni.
Njoftojmë se në lidhje me këtë kërkesë për hetim, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu urdhëroi në mënyrë të menjëhershme nisjen e auditimeve për të gjithë procesin e parashtruar në kërkesën e ardhur nga artistët e Cirkut Kombëtar.
Tiranë, më 22/10/2021