Njoftim për shtyp
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në kuadër të përmbushjes së funksionit të tij Kushtetues, zbatimit të Udhëzimeve dhe Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit (INTOSAI), sipas Programit të Auditimit nr.402/1, datë 05.05.2021 01.01.2019 deri me datë 30.03.2021 ushtroi auditimin e rregullshmërisë në Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura(AKZM).
Në përfundim të auditimit, grupi i auditimit konkludoi në një opinion të pamodifikuar me theksim të çështjes, ku rezultoi, ndër të tjera, se:
- Nga AKZM nuk është ndjekur asnjë procedurë administrative për ndjekjen e arkëtimeve nga detyrimet e prapambetura, në shumën 9,121,759 lekë për 8 subjektet qe kanë kontrata të trashëguara;
-Në 11 raste, janë legalizuar objekte që ndodhen brenda zonave të mbrojtura (Zona e Mbrojtur e Liqenit të Ulzës dhe Zona e Mbrojtur Korab-Koritnik). Ndërtimet pa leje nuk duhet të legalizoheshin sepse janë ndërtuar brenda një zone të mbrojtur ku zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes dhe në të cilën ndalohen ndërtime të çdo lloji pa u pajisur më parë me leje mjedisi nga autoritetet përkatëse;
- AKZM për dënimet apo marrjet e vendimeve për kundërvajtje administrative për periudhën e audituar nuk rezulton të jene marra vendime për dënime administrative, për kundërvajtjet e parashikuara kuadrin rregullator;
-Në 2 raste, për shumën 383,280 lekë, janë kryer prokurime me vlerë të vogël në kushtet e mungesës së llogaritjes prej komisionit të prokurimit me vlerë të vogël, të fondit për sasinë e punëve që do të prokurojë, pasi të ketë siguruar apo hartuar specifikimet teknike/termat e referencës.
Me Vendim të Kryetarit të KLSH-së është miratuar raporti përfundimtar, ku janë rekomanduar 30 masa organizative, 3 masa shpërblim dëmi dhe 1 masë për eliminimin e efekteve negative financiare.
Për më hollësisht, mbi sa më lartë trajtuar, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm: