Njoftim për shtyp
Departamenti i Auditimit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit, ushtroi një auditim me temë “Zhvillimi i turizmit malor” në subjektet Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe Federatën Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor.
Kontrolli
i Lartë i Shtetit në përfundim të auditimit ka dalë në mesazhin e auditimit:
Masat e marra nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Turizmit si dhe Federata Shqiptare e Alpinizmit, përgjatë periudhës 2019-2020, për zhvillimin e turizmit malor, nuk kanë rezultuar mjaftueshëm efektive, pasi edhe pse nëpërmjet tyre mund të jenë siguruar kushtet minimale për zhvillimin e tij, nga ana tjetër ato janë të pamjaftueshme për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit malor në periudhë afat-gjatë.
Institucionet përgjegjëse për turizmin, vuajnë nga një mungesë eficience dhe efektiviteti, në ushtrimin e detyrave dhe realizimin e objektivave strategjikë, me qëllim zhvillimin e turizmit malor në Shqipëri. Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit malor, ka nevojë për kuadër rregullator të plotë dhe të zbatueshëm, rritje të nivelit të financimit, strategji marketingu dhe promovimi, menaxhim të destinacioneve të tij, infrastrukturë dhe aktivitete mbështetëse, komunikim dhe bashkëpunim të ngushtë me sektorin publik dhe privat.
Për përmirësimin e gjendjes, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar 33 rekomandime nga të cilat 1 është masë disiplinore, 28 masa organizative dhe 4 masa për përmirësim ligjor, me Vendimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 117, datë 17.09.2021. Great promotions, high odds and great games from the leading bookmaker and casino Goodwin
Për sa trajtuar më lart, në mënyrë të detajuar, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm: