Njoftim për shtyp
Departamenti
i Auditimit të Teknologjisë së Informacionit në Kontrollin e Lartë të Shtetit,
ushtroi një auditim me temë “Mbi auditimin e sistemeve të teknologjisë së
informacionit” në subjektin Bashkia
Shkodër.
Kontrolli i Lartë
i Shtetit në përfundim të auditimit të TI në Bashkinë Shkodër konstatoi se: Mungesa e
strategjisë në drejtim të teknologjisë së informacionit, mbart riskun e keq
adresimit të burimeve të nevojshme për mbështetjen e veprimtarisë së bashkisë.
Në gjykimin tonë, identifikimi dhe administrimi i elementëve kritikë në ofrimin
e shërbimeve dhe garantimin e sigurisë së të dhënave si dhe vazhdimësisë në
ofrimin e shërbimit nëpërmjet teknologjisë së informacionit është i pa
pamjaftueshëm. Në këtë drejtim, përdorimi i sistemeve në bashki mbart një risk
të lartë në mbarëvajtjen e funksionaliteteve të ndërtuara në shërbim të
qëllimit dhe objektivave institucionale.
Mungesa e akteve rregullatorë
në drejtim të sistemeve të teknologjisë së informacionit kanë ndikuar në një
zhvillim të pa monitoruar të aktivitetit institucional dhe pa deleguar
përgjegjësitë individuale për veprimet e kryera.
Investimet në sistemet e
informacionit nuk kanë zgjidhur përfundimisht problemet e sigurisë së
informacionit si dhe sigurimin e vazhdueshmërisë së biznesit. Zhvillimi i
shërbimeve dhe infrastrukturës duhet të mbështetet në praktikat më të mira si
dhe në rekomandimet e AKSHIT.
Bashkia Shkodër nuk ndjek një
politikë të përcaktuar për analizimin e gjurmëve të auditimit për veprimet që
kryejnë përdoruesit në sisteme. Bashkia Shkodër nuk disponon një
politikë/rregullore të dokumentuar dhe miratuar për procesin e menaxhimit të
përdoruesve (krijimi, fshirja, ndryshimi i roleve/të drejtave, ndryshimi i
fjalëkalimeve etj) për sistemet që disponon.
Zbatimi i rekomandimeve të
këtij raporti si dhe mbështetja e zhvillimit të TI në bashki nga strukturat
përfaqësuese dhe ekzekutive të bashkisë do të rris stabilitetin dhe do të
sigurojë qeverisjen efektive në mbështetje të qytetarëve.
Për përmirësimin e gjendjes, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar
21 Masa Organizative, me Vendimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit
nr. 119, datë 17.09.2021.
Për sa trajtuar më lart, në mënyrë të detajuar, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm: