Njoftim për shtyp
Departamenti i Auditimit të Performancës në Kontrollin e
Lartë të Shtetit, ushtroi një auditim me temë “Efektiviteti i menaxhimit të
situatës pandemike Covid-19” në subjektet Ministria e Financave dhe Ekonomisë,
Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Institutin e Shëndetit
Publik.
Kontrolli i Lartë i Shtetit në përfundim të auditimit të ka
dalë në mesazhin e auditimi:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në
bashkëpunim me institucionet e varësisë, mbështetur dhe në përvojat e mëparshme
të menaxhimit të epidemive ndërmori masat për parandalimin dhe mbrojtjen e
jetës së qytetarëve. Por menaxhimi i COVID-19 në vendin tonë nxorri në pah
problematikat e shumta të sistemit shëndetësor, si: kapacitete spitalore
rajonale të pamjaftueshme për trajtimin e rasteve me COVID-19, funksionimin
joeficient të qendrave shëndetësore të njësive të vendore të kujdesit
shëndetësor, kapacitete profesionale të specialistëve të sëmundjeve infektive
në kujdesin shëndetësor parësor shumë të kufizuar, fonde financiare të
pamjaftueshme, mangësi në stokun e materialeve të mbrojtjes personale (MMP-ve),
pamjaftueshmëri në trajnimet e stafit
mjekësor, pasiguri në vendin e punës, etj. Përballë një virusi të panjohur,
shoqëruar me humbje jete të njerëzve, menaxhimi i situatës nga sistemi ynë
shëndetësor, nuk ishte shumë efektiv. Politikat e ndjekura nga MSHMS dhe
institucionet shëndetësore publike dhe jopublike nuk realizuan ofrimin e
shërbimit shëndetësor si një e mirë publike, qëllim i ekzistencës dhe politikave
të tyre, për të rritur cilësinë e jetës së qytetarëve.
Në kushtet kur Shqipëria sot, referuar standardeve evropiane,
përballet me sfidën e mbulesës së kujdesit shëndetësor universal në shëndetësi,
nevojitet që, politikat shtetërore të realizojnë parimet e një të mire publike
në shërbim të rritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve drejt integrimit
evropian.
Për përmirësimin e gjendjes, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka
rekomanduar një masë propozime për ndryshime apo përmirësime në legjislacionin
në fuqi dhe 16 masa organizative, me Vendimin e Kryetarit të Kontrollit të
Lartë të Shtetit nr. 143, datë 30.09.2021.
Për sa trajtuar më lart, në mënyrë të detajuar, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm: