Njoftim për shtyp
Departamenti i Auditimit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit, ushtroi një auditim me temë “Pastrimi i qytetit në Bashkinë Vlorë” në subjektin Bashkia Vlorë.
Kontrolli
i Lartë i Shtetit në përfundim të auditimit ka dalë konkluzionet: Shërbimi i
pastrimit të qytetit ka rezultuar pjesërisht efektiv.
Mangësi vërehen në procesin e planifikimit, kryesisht atë financiar, ku Bashkia Vlorë shpenzon një vlerë të konsiderueshme për pastrimin e qytetit, e cila nuk mbulohet dot nga të ardhurat e mbledhura për pastrimin.
Po kështu, kontrata e lidhur mes palëve nuk është zbatuar me rigorozitet pasi ka shumë elementë të përcaktuar në të, të cilët janë neglizhuar dhe gjithashtu ka mungesë transparence në garantimin e përmbushjes së çdo zëri të kontratës.
Me
gjithë përpjekjet e deri tanishme, vëmendja duhet të jetë më e madhe drejt
ndërmarrjes së studimeve dhe planifikimit të shërbimeve në proporcion me
burimet financiare në dispozicion të Bashkisë, si dhe kërkesës së shtuar të
llogarisë ndaj operatorëve ekonomik.
Për përmirësimin e gjendjes, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar 12 masa organizative, me Vendimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 112, datë 15.09.2021.
Për sa trajtuar më lart, në mënyrë të detajuar, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm: