Njoftim për
shtyp
Departamenti i Auditimit të
Institucioneve Qendrore në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në zbatim të autorizimeve
nr. 792/1, datë 27.08.2020, nr. 792/2, datë 27.08.2020 dhe nr. 792/4, datë
03.09.2020, të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka
ushtruar auditimin në Ministrinë e Shtetit për Rindërtim, në Bashkinë Durrës dhe në Institutin e Ndërtimit, me objekt
“Mbi zbatimin e procedurave ligjore në
lidhje me Vendimin nr. 32, datë 02.07.2020 të Komisionit Shtetëror të
Rindërtimit, për objektet arsimore të cilat janë përfshirë në listën e
objekteve që do të rindërtohen dhe rikonstruktohen në Bashkinë Durrës, procedurën
e prokurimit me objekt “Rikonstruksioni dhe shtesa anësore dhe palestrës së re
në shkollën 9-vjeçare “14 Nëntori”, si dhe marrjen në dorëzim të objektit ”.
Sa i përket procedurës së prokurimit për objektin “Rikonstruksioni, shtesë anësore dhe palestër e re në shkollën “14
Nëntori”, Bashkia Durrës” KLSH konstatoi se:
1. Nuk janë respektuar normat tekniko-profesionale dhe
metodologjike të shërbimit arkivor në mbajtjen e procesverbaleve dhe akteve të
tjera gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit në kundërshtim nenin 57 “Personi
përgjegjës për prokurimin dhe njësia e prokurimit”, të VKM-së nr. 914, datë
29.12.2017,
2. Grupi i auditimit konstatoi parregullsi dhe paqartësi në hartimin dhe miratimin e DST, specifikimeve teknike dhe kritereve të
veçanta për kualifikim, pa
dhënë argumentet e nevojshme, në kundërshtim me nenin 23 të LPP, si dhe për
shkelje të nenit 57 “Personi përgjegjës për
prokurimin dhe njësia e prokurimit” të VKM-së nr. 914, datë 29.12.2017, pika 4,
3. Grupi i auditimit konstatoi mungesën e vlerësimit
të mangësive dhe vazhdimin e procedurave të prokurimit në mungesë të sa më
sipër, në
shkelje të nenit 55 “Kriteret e përcaktimit të ofertës fituese”, nenit 66 “Shqyrtimi dhe vlerësimi i ofertave”, të LPP dhe nenit 26 “Kontratat për punë publike”, nenit 58 “Komisioni i vlerësimit të ofertave”, të
VKM-së nr. 914, pika 8
4. Grupi i auditimit konstatoi mosmarrje në konsideratë të detyrimeve vendore të papaguara në bashkitë e
tjera gjatë procedurave të prokurimit, në kundërshtim me nenin 55 “Kriteret e përcaktimit të ofertës fituese”, nenit 66 “Shqyrtimi dhe
vlerësimi i ofertave”, të LPP dhe nenit 26 “Kontratat
për punë publike”, nenit 58 “Komisioni
i vlerësimit të ofertave”, të VKM-së nr. 914, pika 8
5. Grupi i auditimit konstatoi se është vepruar me dy
standarde përzgjedhjen e operatorit fitues, në kundërshtim me nenin 20 “Mosdiskriminimi”, nenit 55 “Kriteret e përcaktimit të ofertës fituese”,
nenit 66 “Shqyrtimi dhe vlerësimi i
ofertave”, të LPP dhe nenit 26 “Kontratat
për punë publike” dhe nenit 58 “Komisioni
i vlerësimit të ofertave”, të VKM-së nr. 914, pika 8
Sa i përket zbatimit të projektit me objektin “Rikonstruksioni, shtesë anësore dhe palestër e re në shkollën “14
Nëntori”, Bashkia Durrës grupi i auditimit konkludoi se:
1. Edhe pse territori ku është kryer ndërtimi, bën pjesë në Zonën Arkeologjike “B” të qytetit
Durrës, për ndërtimin e tij nuk rezulton të jenë kryer vëzhgime intensive sondazheve arkeologjike apo formave të tjera
të testimit nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik dhe as të ketë miratimin me shkrim nga Këshilli Kombëtar i
Arkeologjisë, në kundërshtim me VKM-së nr. 237, datë 23.03.2011, “Për miratimin e rregullores “Për
administrimin e zonës arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Durrësit””,
neni 3 dhe 4.
Mosndjekja e këtyre procedurave, mbart riskun jo vetëm të
mosrishikimit të projektit, kur gjatë zbatimit të projektit ndërtimor mund të zbulohen gjetje të
rëndësisë së veçantë, por edhe dëmtimin e monumenteve dhe strukturave
arkeologjike
2. Për këtë objekt nuk është kryer oponencë teknike, në kundërshtim
me nenin 6, të Ligjit nr. 8402 “Për disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, i
ndryshuar, e cila i shërben certifikimit të projektit të zbatimit dhe
moskryerja e saj mbart riskun e një projekti të paplotë dhe të hartuar në
kundërshtim me Kushtet Teknike të Projektimit dhe legjislacioni në fuqi.
3. Objekti është projektuar pa patur detyrë projektimi dhe pa patur
studimin gjeologjik të terrenit në të cilin do të ndërtohen shtesat e objektit
dhe palestra e re, në kundërshtim me Ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, duke implikuar
projektimin jo të saktë të themeleve dhe të strukturës së objekteve.
Në lidhje
me auditimin mbi zbatimin e procedurave ligjore në lidhje
me Vendimin nr. 32, datë 02.07.2020 të Komisionit Shtetëror të Rindërtimit, në Institutin e Ndërtimit dhe Bashkinë
Durrës, KLSH
konstatoi se:
1. Në kushtet kur inicimi, nga Bashkia Durrës, i
kërkesës për hartimin e akt-ekspertizave është i pabazuar në ndonjë kërkesë për
rivlerësim të thelluar, të diktuar nga akt konstatimet paraprake dhe për më
tepër që vetë Instituti i Ndërtimit i cili ka hartuar dhe miratuar këto akte
njëkohësisht ka bërë dhe oponencën e tyre, në kundërshtim me VKM-në nr. 26,
datë 15.01.2020, “Për kryerjen e akt ekspertizës së thelluar në ndërtesat e dëmtuara”,
gjykojmë se procedurat e ndjekura mbartin riskun që aktet e ekspertizës (së
thelluar) të mos shprehin saktë dhe drejtë situatën.
2. Në asnjë prej rasteve objekt i këtij auditimi, aktekspertiza e thelluar nuk përmbante, (i) masat për riparimet dhe ndërhyrjet
që duhen kryer për të garantuar sigurinë e jetës dhe të shëndetit të njerëzve,
si dhe (ii) vlerën financiare për
këto ndërhyrje, në kundërshtim me sa parashikon nenit 34, paragrafi 2 i Aktit
Normativ nr. 9, datë 16,12,2019 ‘Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë
natyrore’. Mungesa e vlerës financiare (pra kostos së riparimit dhe kostos së
rindërtimit) ka bërë që vendim-marrja për rindërtim ose rikonstruksion të
këtyre objekteve, të jetë e pabazë, duke mbartur riskun qe njëkohësisht të jetë
edhe e gabuar.
3. Akt
ekspertizat e thelluara, kanë kaluar në Protokoll, vetëm pas verifikimeve të
bëra nga ana e Koordinatores së IN-së
dhe firmosjes nga ana e titullarit të IN, për t’u dërguar më pas pranë Bashkisë
Durrës”, në kundërshtim kjo me nenin 13 të “Normave tekniko-profesionale dhe
metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë, duke mbartur
risqe të tjetërsimit të dokumentit.
4. Nga auditimi rezultoi se, dokumentet e titulluara
“Oponenca Teknike”, të cilat janë kryer vetëm për objektet e cilësuar për
rindërtim (nga të cilat vetëm oponencat
për shkollën dhe konviktin e shkollës “Bernardina Qerraxhija” janë protokolluar),
bëjnë një përshkrim dhe përsëritje të akt ekspertizave, duke mos paraqitur
asnjë të dhënë dhe duke mos i shërbyer kështu qëllimit për të cilin kryen.
5. Referuar shkresës me nr. Extra Prot., datë
22.09.2020, të Drejtorisë së Planifikimit, në Bashkinë Durrës, mbi PDyV-të
(planet e detyruara vendore) të miratuara deri më datë 22.09.2020 rezultoi se,
11 objektet subjekt i këtij auditimi, nuk përfshihen në asnjë PDyV të miratuar
deri në këtë datë si dhe nuk rezultojnë aplikime në sistemin elektronik e-leje
për leje prishje, leje zhvillimi apo leje ndërtimi.
Në përfundim,
grupi i auditimit vlerësoi se, në kushtet kur procedurat e ndjekura për
vlerësimin e 11 objekteve të Bashkisë Durrës, që kanë pësuar dëme gjatë
tërmetit, janë kryer në kundërshtim me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi,
dhe si pasojë edhe dokumentet – produkt i këtyre procedurave (akt ekspertizat,
oponencat) nuk janë në përputhje me kriteret ligjore, procesi i vendimmarrjes
veçanërisht për prishjen e detyruar të objekteve, është i pabazë dhe mbart riskun
që njëkohësisht të jetë edhe i
gabuar.
Në zbatim të Vendimit të
Kryetarit, duke e konsideruar procesin e rindërtimit një proces me impakt të gjerë
publik dhe që duhej trajtuar me rëndësi të veçantë, në përfundim të auditimit
janë dhënë 16 masa organizative, 1 masë për shpërblim dëmi, 2 masa
administrative dhe 4 masa disiplinore.
Për t’u njohur me trajtimin më të hollësishëm të sa më sipër, Raporti përfundimtar i auditimit të ushtruar në Ministrin e Shtetit për Rindërtim, Bashkinë Durrës dhe Institutin e Ndërtimit është publikuar në faqen web dhe mund ta gjeni duke ndjekur link-un:
Raporti Përfundimtar i Auditimit