Njoftim për shtyp
Departamenti i Auditimit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit, ushtroi një auditim me temë “Manaxhimi i mbetjeve plastike” në subjektet Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Bashkia Tiranë, Bashkia Elbasan dhe Bashkia Vlorë.
Kontrolli
i Lartë i Shtetit në përfundim të auditimit ka dalë në konkluzionet:
Ministria e
Turizmit dhe Mjedisit, Bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Elbasan nuk kanë qenë
efektive sa i përket
menaxhimit të mbetjeve
plastike për periudhën 2017-2020. Mangësi të theksuara
janë vërejtur në hartimin dhe miratimin e kuadrit ligjor e rregullator të nevojshëm për
menaxhimin e mbetjeve plastike.
MTM nuk ka hartuar
Programet e parandalimit të krijimit të mbetjeve dhe nuk ka raportuar asnjëherë në Këshillin e
Ministrave mbi Planin Kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve, ndërsa Bashkia Tiranë dhe Vlorë nuk kanë hartuar dhe miratuar Planet Vendore për
menaxhimin e integruar të mbetjeve. Bashkitë
Tiranë, Elbasan dhe Vlorë nuk kanë krijuar infrastrukturën e nevojshme për të
bërë të mundur grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në burim dhe objektivi
kryesor për përdorimin dhe riciklimin e plastikës me 22.5 % kundrejt volumit
total që krijohet në këto bashki, nuk është arritur dhe nuk do të arrihet me infrastrukturën
aktuale. Aktivitetet informuese dhe edukuese që Bashkitë Tiranë, Elbasan dhe
Vlorë do të duhej të arrinin nëpërmjet kompanive private që kryejnë shërbimin e
pastrimit të qytetit dhe që kanë detyrimin kontraktual për edukimin dhe
ndërgjegjësimin e qytetarëve nuk janë arritur.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk kanë të dhëna të plota dhe të sakta në nivel kombëtar, mbi sasinë e mbetjeve plastike që gjenerohen dhe riciklohen në Shqipëri. Të dhënat mbi sasinë e mbetjeve plastike të gjeneruara dhe të menaxhuara do të vazhdojnë të jenë problem deri në momentin që NJQV të arrijnë të sigurojnë ndarjen e mbetjeve në burim (duke qenë se ndarja në burim nuk bëhet në asnjë prej bashkive subjekt auditimi), grumbullimin e diferencuar dhe peshimin e sasisë së mbetjeve sipas rrymave në momentin e dërgimit të tyre në landfill, incenerator. яндекс
Për përmirësimin e gjendjes, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar 17 masa organizative, me Vendimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit nr.122, datë 21.09.2021.
Për sa trajtuar më lart, në mënyrë të detajuar, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëM:
Raporti Përfundimtar i Auditimit