Njoftim për shtyp
Departamenti i Auditimit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit, ushtroi një auditim me temë “Sistemi i menaxhimit të shërbimit shëndetësor në institucionet e arsimit parashkollor” në subjektet Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Drejtoria Qendrore e Kujdesit të Shërbimit Shëndetësor, Drejtoritë Rajonale të Kujdesit të Shërbimit Shëndetësor Tiranë/Vlorë, Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Tiranë/Vlorë, Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve dhe Bashkia Vlorë.
Kontrolli
i Lartë i Shtetit në përfundim të auditimit ka dalë në mesazhin e auditimit:
Sistemi i Menaxhimit të Shërbimit Shëndetësor në Institucionet e Arsimit Parashkollor (IAP) nuk ekziston. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) nuk ka shfaqur iniciativa për të përditësuar dhe plotësuar me akte nënligjore të mjaftueshme të gjithë kuadrin ligjor në lidhje me Sistemin e Menaxhimit të Shërbimit Shëndetësor në IAP dhe nuk e ka përfshirë në dokumentet politikë të saj.
Aktualisht ky shërbim ofrohet i pjesshëm vetëm në Bashkinë Tiranë duke ju referuar kuadrit rregullator të pa përditësuar të vitit 1998. Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Tiranë dhe Autoriteti Shëndetësor Rajonal Tiranë (si struktura e mëparshme) kanë ofruar shërbimin pa patur në strukturë të specifikuar mjekët që do të ofrojnë shërbimin dhe pa një kuadër rregullator të mirë përcaktuar në lidhje me detyrat dhe përgjegjësitë. Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor me Drejtoritë Rajonale, si struktura të reja, të krijuara ne vitin 2019, shfaqin problematika në menaxhimin e këtij sistemi duke shfaqur të paqarta rolet dhe përgjegjësit e tyre. Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Vlorë nuk e njeh si shërbim direkt të saj duke jua lenë si kompetencë Qendrave Shëndetësore.
Drejtoria
e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, strukturë e mirë organizuar në ofrimin
në tërësi të shërbimit për mirë rritjen e fëmijëve në çerdhe e kopshte shfaq
mangësi në argumentimin e pozicionit të mjekut, pjesë e organikës së saj. Bashkia
Vlorë për periudhën në auditim 2017 – 2019 nuk ka strukturën e përshtatshme për
menaxhimin e IAP, dhe nuk ka të parashikuar në objektivat e saj, ofrimin e
shërbimit të mjekut në IAP”.
Për të gjitha gjetjet dhe konkluzionet janë dhënë rekomandime të veçanta me qëllim përmirësimin e shërbimit shëndetësor në institucionet e arsimit parashkollor. Rekomandimet janë fokusuar në përmirësime organizative (kryerjen e auditimeve të brendshme, plotësimin e strukturave me burime njerëzore, ngritjen e grupeve të punës ndërinstitucionale, përcaktimin e indikatorëve për matjen e cilësisë së punës së ofruar nga mjekët në IAP, etj), por edhe në drejtim të hartimit/përmirësimit dhe zbatimit të kuadrit ligjor dhe rregullator.
Për përmirësimin e gjendjes, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar 20 masa organizative, me Vendimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 16, datë 12.02.2021.
Për sa trajtuar më lart, në mënyrë të detajuar, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm: