Njoftim për shtyp
Departamenti i Auditimit të Performancës në
Kontrollin e Lartë të Shtetit, ushtroi një auditim me temë “Manaxhimi i Transportit Hekurudhor në Shqipëri”
në subjektet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Hekurudha Shqiptare, Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor dhe Instituti i Transportit.
Kontrolli i Lartë i Shtetit në përfundim të auditimit ka dalë në mesazhin e auditimit:
Masat e marra nga Ministria e
Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Hekurudha Shqiptare SH.A lidhur me menaxhimin
e transportit hekurudhor në Shqipëri nuk kanë qenë efektive. Ligji nr.
142/2016, datë 22.12.2016 “Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë” nuk është
zbatuar plotësisht.
Arsyeja kryesore e mos zbatimit të këtij
ligji është mos krijimi i Autoritetit Rregullator Hekurudhor, Autoritetit të
Sigurisë Hekurudhore, Autoritetit Kombëtar të Investigimit të Aksidenteve dhe
Incidenteve Hekurudhore dhe Autoritetit Licencues Hekurudhor. Investimet në
sektorin e transportit hekurudhor për periudhën 2016-2019 nuk kanë qenë të
mjaftueshme duke mos realizuar disa prej objektivave kryesore të Strategjisë
Sektoriale të Transportit 2016-2020. Treguesit kryesorë të performancës së
sistemit hekurudhor janë në nivele shumë të ulëta. Numri i pasagjerëve
hekurudhorë për vitin 2019 ishte më i ulëti i shënuar të paktën prej disa
dekadash.
Cilësia e shërbimit, siguria hekurudhore së
bashku me infrastrukturën hekurudhore janë në gjendje të mjerueshme.
Linjat hekurudhore sot janë tkurrur si kurrë
më parë si rezultat i përkeqësimit dhe daljes jashtë funksionit të disa veprave
kryesore të artit si ura e Ishmit, ura e Rrogozhinës etj.
Për përmirësimin
e gjendjes, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar 17 masa organizative, me
Vendimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit nr.19, datë 16.02.2021.
Për sa trajtuar më lart, në mënyrë të detajuar,
konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm: