Në datën 4 qershor 2021 një delegacion i Zyrës Supreme të Auditimit të Republikës së Bullgarisë (BNAO) zhvilloi një
vizitë pune në Tiranë.
Delegacioni i drejtuar nga dy nënkryetarët e SAI-t Bullgar, znj. Goritsa Grancharova-Kozhareva dhe z. Toshko
Todorov u prit nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu, i cili falënderoi kolegët nga Bullgaria për
vizitën dhe shprehu vullnetin e plotë për thellim të bashkëpunimit mes dy SAI-eve.
Nënkryetarja e Zyrës Supreme të Auditimit të Republikës së Bullgarisë znj. Goritsa Grancharova-Kozhareva
falënderoi kryetarin e KLSH për mikpritjen, duke evidentuar frymën e thellimit të bashkëpunimit.
Me bisedën mes tyre palët ranë dakord për intensifikim të marrëdhënieve dypalëshe, për shkëmbim eksperiencash,
por dhe për pjesëmarrje në auditime të përbashkëta, në nivel rajonal për tematika të caktuara.
Takimi vijoi me një tryezë pune ku në fokus të bisedës ishte roli i SAI-eve në auditimin e masave urgjente për Covid-
19 si dhe komunikimi dhe bashkëpunimi me palët e interesit.
Vizita e delegacionit bullgar u mbyll me një vizitë në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe Muzeun e Bankës së
Shqipërisë.