Programi i transparences Kontrolli i Lartë i Shtetit


Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, Autoriteti Publik (KLSH) publikon Programin e Transparencës të miratuar nga Kryetari i KLSH-së. KLSH publikon informacion sipas veprimtarisë së saj funksionale, si dhe do të rishikojë e përditësojë Programin e Transparencës në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.

Në Programin e Transparencës të KLSH janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të KLSH. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit KLSH vlerëson nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Në Programin e Transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, KLSH  mban parasysh interesin e publikut, si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

Në Programin e Transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim.