Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) merr pjesë në vizitën studimore në Gjykatën Turke të Llogarive (TCA) me fokus shkëmbimin e eksperiencave në “Auditimin e Sektorit të Sigurisë”, me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), në datat 5-9 maj 2025, në Ankara Turqi.
Qëllimi i kësaj vizite studimore ishte shkëmbimi i eksperiencës së TCA në auditimin e Sektorit Mbrojtjes dhe Sigurisë, duke lehtësuar shkëmbimin e njohurive dhe përvojave midis dy Institucioneve Supreme të Auditimit (SAI). Përgjatë vizitës studimore u prezantuan auditime të realizuara në çështjet e Mbrojtes dhe Sigurisë nga Gjykata Turke e Llogarive, si dhe u njohën me eksperiencën dhe metodologjinë e tyre në auditimin e fushës së sigurisë. Për të konkretizuar më tej këtë ekspertizë u zhvilluan vizita në terren në institucione dhe organizata të ndryshme si Xhandarmëria Turke dhe Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes.
Grupi i audituesve të KLSH-së u mirëprit nga Zëvendës President i TCA Z. Ahmet Tezcan, i cili e përshëndeti takimin e punimeve.
Gjatë vizitës studimore pesëditore, nën mbështetjen dhe kujdesin e kolegëve të TCA, u zhvilluan edhe një sërë aktivitetesh sociale dhe kulturore si vizita në Anitkabir (Memoriali M.Q. Ataturk), në Presindencën e Turqisë, në xhami të ndryshme, në kështjellën e Ankarasë dhe në Asamblenë e I dhe II të qeverisë turke.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, u përfaqësua nga audituesit, z. Aldo Kume, z. Paolo Xhezo, z. Herman Imeraj, z. Henri Axhushi dhe z. Kreshnik Petku.
