Sesioni pranveror i Grupit të Punës së EUROSAI-t për Auditimet e Mjedisit (WGEA) u zhvillua në datat 6-8 maj 2025 në Varshavë.
Fokusi i këtij sesioni ishte në politikat lehtësuese dhe të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, si një sfidë për bujqësinë. Ndryshimet klimatike kërcënojnë produktivitetin bujqësor, sigurinë ushqimore dhe jetesën rurale, përshtatjen dhe zbutjen thelbësore për bujqësinë e qëndrueshme. Nevojiten strategji dhe politika efektive për të ndihmuar fermerët të përballen me ndryshimin e modeleve të motit dhe reduktimin e emetimeve nga bujqësia. Kohët e fundit, jo vetëm ngrohja globale, por edhe përshtatja dhe masat zbutëse, janë bërë një sfidë për bujqësinë.
Duke qenë se, veprimet janë të pashmangshme, auditimi i këtyre masave ndihmon për të vlerësuar efektivitetin e tyre në përmirësimin e elasticitetit. Takimi i zhvilluar ka një rëndësi të veçantë pasi përfaqësuesit e SAI-ve ndanë dhe shkëmbyen ndërmjet tyre opinionet, strategjitë e auditimit, rezultatet, si dhe idetë e njohuri të reja lidhur me auditimin mjedisor.
SAI-t pjesëmarrëse ndanë eksperiencat e tyre lidhur edhe me auditimet e performancës së politikave komplekse në fushën e veprimit klimatik dhe bujqësisë, u përcaktuan fushat dhe objektivat e auditimit, si dhe u diskutua në lidhje me auditimin e politikave publike në lidhje me cilësinë e mirë të ujit dhe kulturën,
Gjithashtu u zhvilluan diskutime mbi situatat në vendet respektive sa i takon temës së trajtuar, auditimet që ishin kryer nga institucioni që përfaqësonin, sfidat dhe problemet e ndeshura, si dhe planet e SAI-ve përkatës për auditimet/vlerësimet e reja mbi trajtimin e kësaj teme në të ardhmen e afërt, duke shkëmbyer përvojat e duke shpehur rekomandime e duke sugjeruar zgjidhje.
Takimi u mbyll me një vizitë në terren në Kopshtin Mbretëror Wilanow, i udhëhequr nga Zyrtari Mjedisor i Drejtorit të Pallatit Wilanow, gjatë të cilit u diskutuan në lidhje me sfidat që ndeshemi nga ndryshimet klimatike. Ky takim nga KLSH u ndoq në modulin online nga Olisa Foto dhe Annavanessa Hoxhaj
