21-25 korrik 2025
Në datat 21-25 korrik 2025 u organizua sesioni i trajnimit në kuadër të misionit mbështetës të Iniciativës për Zhvillim të INTOSAI-t (IDI) për Gjykatën e Llogarive të Timor Leste, ku KLSH përfaqësohet me mentor znj. Aulona Jani, Drejtor i Departamentit të Metodologjisë, Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit Profesional. Përzgjedhja e përfaqësuesit të KLSH-së si pjesë e këtij misioni, shpreh vlerësimin që institucioni ka fituar në arenën ndërkombëtare, si një SAI i besueshëm dhe kontribues, në avancimin e standardeve të menaxhimit të cilësisë së auditimit në rajon. Ky vlerësim gjithashtu, hap mundësi për bashkëpunime të ardhshme dhe përforcon imazhin e KLSH-së si një SAI që përcjell dije, ekspertizë dhe lidership.
Misioni i ndërmarrë nga IDI, synon të mbështesë Camara de Contas (Gjykata e Llogarive e Timorit Lindor) në nisjen e zbatimit të Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë së Auditimit (SoAQM), të bazuar në standardin e rishikuar ISSAI 140.
Për të udhëhequr dhe mentoruar këtë proces, IDI ftoi KLSH-në dhe SAI-n e Qipros, duke vlerësuar përvojën e suksesshme në fillimin e zbatimit të Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë dhe aftësinë për ta kthyer këtë përvojë në udhëzim praktik për SAI-t partnere.
Gjatë trajnimit, u zhvilluan sesione intensive mbi:
Përveç njohurive të rëndësishme teknike, këto sesione trajnimi patën rëndësi të veçantë, pasi metodologjitë dhe mësimet e nxjerra nga KLSH, u përdorën drejtpërsëdrejti, si shembuj konkretë për Gjykatën e Llogarive të Timorit Lindor.
