Banner

Veprimet e Përshtatjes ndaj Ndryshimeve Klimatike

Kryefaqja » Njoftime » Veprimet e Përshtatjes ndaj Ndryshimeve Klimatike
Kryetari

Grupi i Punës i INTOSAI-t për Auditimin Mjedisor (WGEA) në bashkëpunim me Iniciativën për Zhvillim të INTOSAI-t (IDI) nisi një projekt auditimi të përbashkët global “Veprimet e Përshtatjes ndaj Ndryshimeve Klimatike (CCAA)”. Në sajë të këtij projekti është publikuar raporti i përbashkët “Auditimet Globale të Përshtatjes ndaj Klimës për një të Ardhme Rezistente: Gjetje dhe rekomandime nga Institucionet Supreme të Auditimit”.

Si pjesë e këtij projekti, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zhvilluar auditimin e performancës “Zbatimi i Planit Kombëtar për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike”, raporti i cili mund te aksesohet në linkun: https://klsh.org.al/raport-perfundimtar-auditimi-zbatimi-i-planit-kombetar-per-pershtatjen-ndaj-ndryshimeve-klimatike/

Në raportin e përbashkët të publikuar nga IDI, ndër të tjera theksohen edhe gjetjet e auditimit të kryer në Shqipëri, ku citohet se:

“Shqipëria ka një Plan Kombëtar Adaptimi që përfshin një kornizë strategjike për veprimet e adaptimit ndaj klimës; megjithatë, plani mungon në detaje operative, është i fragmentuar dhe nuk është institucionalizuar. Nga auditimi u konstatua se mungesa e vazhdimësisë dhe integrimit dobëson përpjekjet afatgjata të adaptimit.”

Raporti i përbashkët “Auditimet Globale të Përshtatjes ndaj Klimës për një të Ardhme Rezistente: Gjetjet dhe rekomandime nga Institucionet Supreme të Auditimit” e aksesoni në linkun: https://www.environmental-auditing.org/media/ss5kffp1/261025-ccaa-global-publication.pdf


E-mail zyrtar