Banner

Rreth konferencës

Kryefaqja » Rreth konferencës

 

Rrugëtimi i Konferencës Young EUROSAI

Gjatë kongresit të vitit 2008 të Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI) në Krakovë të Polonisë, një grup i vogël prej pesë të rinjsh u mblodhën së bashku, kryesisht sepse ishin të vetmit të rinj atje.

Arsyeja e ekzistencës së Young EUROSAI-t  ishte mbledhja dhe shkëmbimi i ideve dhe zgjidhjeve të reja për sfidat e SAI-ve nga stafi relativisht i ri. Këta të rinj nuk ishte domosdoshmërisht e nevojshme të ishin auditues: një ide e mirë mund të vijë nga kushdo. Organizimi i Young EUROSAI si një konferencë e veçantë do t’u jepte të rinjve një mundësi për të krijuar një rrjet të tyrin. Deri atëherë, shumë ngjarje të EUROSAI-t ndiqeshin nga auditues më shumë eksperiencë dhe vendosja e kufirit 35 vjeç, ishte të sigurohej ndjekja dhe nga më të rinjtë që kishin pikëpyetje mbi funksionimin dhe procedurat e një SAI.

Shumë auditues nga konferencat Young EUROSAI janë ende në kontakt me njëri-tjetrin, si profesionalisht ashtu edhe personalisht. Rrjeti që ata kanë filluar të ndërtojnë me konferencat u ofron akses të lehtë ndërkombëtar me njëri-tjetrin dhe u jep mundësinë të kontrollojnë mendimet e tyre ose të bëjnë pyetje dhe të diskutojnë mbi sfidat profesionale duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së punës dhe performancën institucionale.

Gjithashtu, i ndihmon ata dhe më pas SAI-t, të identifikojnë çështjet ndërkombëtare në zhvillim, si në temat e auditimit, ashtu edhe në proceset e Young EUROSAI.

Ndër vite

  • Young EUROSAI I – 21-22 nëntor 2013, Roterdam
    Tema e konferencës ishte “Inovacioni dhe sfidat që ndeshin SAI-t”. Morën pjesë rreth 150 auditues nga SAI-t evropiane.
  • Young EUROSAI II – 9-12 tetor 2015, Jerusalem
    Tema e konferencës ishte “SAI & Unë”. Në këtë konferencë morën pjesë 77 auditues të rinj nga 40 SAI.
  • Young EUROSAI III – 11-14 shtator 2017, Talin
    Tema e konferencës ishte “Updates Available – Përditësimet gjithmonë të akesesueshme”. Morën pjesë rreth 100 auditues të rinj nga 40 SAI.
  • Young EUROSAI IV – 4-7 nëntor 2019, Londër
    Tema e konferencës ishte “Si SAI-t mund të jenë të rëndësishme ndaj audiencave të tyre”. Morën pjesë rreth 79 auditues të rinj nga 39 SAI.
  • Young EUROSAI V – 12-15 shtator 2022, Stokholm
    Tema e konferencës ishte “Kultura eksperimentale”. Morën pjesë 90 auditues nga 40 SAI.
  • Young EUROSAI VI – 25-27 qershor 2024, Varshavë
    Tema kryesore e konferencës ishte “Po AI”. Morën pjesë 42 auditues nga 34 SAI.
  • Young EUROSAI VII – 9-10 qershor 2026, Tiranë
    Tema kryesore e konferencës është “Auditues të përgatitur për të ardhmen: Nxitës të ndryshimit në një botë digjitale dhe të qëndrueshme.” Priten mbi 60 auditues të rinj pjesëmarrës nga 32 SAI dhe të ftuar special.

Fuqizimi i Gjeneratës së Re të Audituesve, Konferenca e 7-të Young EUROSAI në Tiranë, 2026

Konferenca e 7-të YES përfaqëson një platformë të rëndësishme ndërkombëtare për fuqizimin e audituesve të rinj dhe përfshirjen e tyre aktive në zhvillimin e auditimit publik modern. Mbi 60 pjesëmarrës nga 32 Institucione Supreme Auditimi homologe, konferenca krijon mundësi për shkëmbimin e përvojave profesionale, praktikave inovative dhe qasjeve të reja në fushën e transformimit digjital, inteligjencës artificiale dhe auditimit të qëndrueshmërisë. Në një kohë kur institucionet publike përballen me sfida gjithnjë e më komplekse, roli i audituesve të rinj bëhet thelbësor për të nxitur ndryshimin, inovacionin dhe rritjen e transparencës.

Në përputhje me temën kryesore “Auditues të përgatitur për të ardhmen: Nxitës të ndryshimit në një botë digjitale dhe të qëndrueshme”, konferenca kontribuon në ndërtimin e një rrjeti bashkëpunimi ndërmjet brezit të ri të audituesve të EUROSAI-t, duke promovuar zhvillimin e aftësive profesionale dhe përdorimin e teknologjive moderne në auditim. Diskutimet dhe prezantimet mbi transformimin digjital, auditimin e inteligjencës artificiale (AI), qëndrueshmërinë mjedisore dhe inovacionin institucional pritet të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve të SAI-ve pjesëmarrëse dhe në përshtatjen e tyre me kërkesat e së ardhmes.

Temat e prezantimeve do të fokusohen kryesisht në: transformimin digjital në auditim; inteligjencën artificiale dhe gatishmërinë institucionale për AI; auditimin e qëndrueshmërisë mjedisore; inovacionin dhe reziliencën digjitale; auditimin financiar dhe të performancës; përdorimin e teknologjisë në auditimin publik; zhvillimin e aftësive të auditorëve të rinj.

 


E-mail zyrtar