Banner

Në kuadër të 100-vjetorit të themelimit, KLSH zhvillon leksion të hapur me studentët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Luigj Gurakuqi”

Kryefaqja » Njoftime » Në kuadër të 100-vjetorit të themelimit, KLSH zhvillon leksion të hapur me studentët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Luigj Gurakuqi”
Kryetari

Më 23 maj 2025 Kontrolli i Lartë i Shtetit organizoi një leksion të hapur me studentët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, nw kuadwr të aktiviteteve për shënimin e 100-vjetorit të krijimit të tij. Ky aktivitet synoi të afrojë të rinjtë me rolin dhe kontributin e institucionit në forcimin e transparencës dhe mirëqeverisjes në vend.

Leksioni me temë ‘100 vite besueshmëri, integritet dhe shërbim ndaj qytetarëve – Kontrolli i Lartë i Shtetit si garant i transparencës dhe mirëqeverisjes në Shqipëri’ u zhvillua nga znj. Xhesila Nano, auditues i lartë në Kontrollin e Lartë të Shtetit.”

Gjatë prezantimit të saj, znj. Nano vuri në dukje rolin historik dhe aktual të KLSH-së si një nga institucionet më të hershme të shtetit shqiptar, duke theksuar misionin e tij në mbështetje të shtetit të së drejtës, përmes nxitjes së transparencës, forcimit të llogaridhënies dhe përmirësimit të qeverisjes publike.

Dekania e Fakultetit Ekonomik, Prof. As. Dr. Elidiana Bashi, në cilësinë e mikpritëses, shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit për angazhimin e tij të qëndrueshëm në edukimin profesional të studentëve, veçanërisht në këtë moment të rëndësishëm historik për institucionin.

Përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet e arsimit të lartë dhe organizimit të aktiviteteve me studentët, KLSH synon të kontribuojë në mënyrë të qëndrueshme në përgatitjen e brezave të rinj të profesionistëve, të ndërgjegjshëm për rolin e tyre në ndërtimin e një administrate publike transparente dhe të përgjegjshme.

Më 20 maj 2025, Kontrolli i Lartë i Shtetit shënoi 100-vjetorin e krijimit si institucioni më i lartë i kontrollit të financave publike në Shqipëri.


E-mail zyrtar