Banner

Mbahet në Suedi workshopi për forcimin e cilësisë dhe impaktit të auditimit të performancës

Kryefaqja » Uncategorized » Mbahet në Suedi workshopi për forcimin e cilësisë dhe impaktit të auditimit të performancës
Kryetari

Në datë 16-20 shkurt 2026 u zhvillua në Stokholm të Suedisë workshop-i për drejtuesit e auditimit të performancës. Qëllimi i këtij seminari i organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë ishte forcimi dhe zhvillimi i aftësisë së drejtuesve për të krijuar kushte që rrisin cilësinë dhe ndikimin e auditimeve të performancës. Në këtë workshop morën pjesë drejtues dhe menaxher të SAI-ve të Norvegjisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës, Serbisë, Moldavisë, Ukrainës, Ugandës, Tanzanisë, Liberisë, Somalisë, Kenias dhe Zimbabves. Kontrolli i Lartë i Shtetit u përfaqësua në këtë event nga Drejtori i Departamentit të Auditimit të Performancës z. Aulent Guri dhe Drejtori i Sigurimit të Cilësisë dhe Zbatimit të Standardeve znj. Joniada Gocaj.
Gjatë këtij seminari u diskutua në mënyrë të veçantë mbi “sigurinë e psikologjisë” (psychological safety) e cila nënkupton garantimin e një klime bashkëpunuese e suportuese duke nxitur diskutimin, dialogun e hapur si dhe ndarjen e mendimeve apo pikëpamjeve, qofshin ato të ndryshme, e gjithë kjo me qëllim motivimin e stafit dhe gjenerimin e raporteve të auditimit me cilësi dhe impakt për qeverinë dhe publikun.

Nga ana e ekspertëve të SAI-t të Suedisë u prezantua mënyra se si realizohet auditimi i performancës në SAI-n e Suedisë. Një aspekt i rëndësishëm që u prezantua ishte impakti i auditimit të Performancës i cili pavarësisht se është i vështirë të vlerësohet objektivisht, disa prej kritereve që mund të shërbejnë në vlerësimin e tij janë mbulimi i medias, dërgimi i pyetësorëve (pas përfundimit të auditimit) në subjektet e audituara mbi përshtypjet e tyre mbi auditimin dhe grupin e auditimit, reagimi i qeverisë dhe parlamentit si dhe zbatimi i rekomandimeve.

Në këtë seminar, pjesëmarrësit u ftuan të ndanin eksperienca të tyre lidhur me menaxhimin e situatave të ndryshme, duke reflektuar çfarë mund të kishin bërë më mirë dhe çfarë mund të përmirësojnë në të ardhmen në drejtim të menaxhimit të veprimtarisë audituese.

Në përfundim të aktivitetit, të gjithë pjesëmarrësit e këtij eventi u pritën në një takim nga Auditori i Përgjithshëm i SAI-t të Suedisë znj. Christina Gellerbrant Hagberg e cila i falënderoi për aktivizimin dhe përkushtimin e treguar në këtë seminar.


E-mail zyrtar