Banner

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe përfaqësues të KLSH-së presin në takim përfaqësuesit e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryefaqja » Njoftime » Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe përfaqësues të KLSH-së presin në takim përfaqësuesit e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale
Kryetari

Më datë 18 Nëntor 2025, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu dhe përfaqësues të KLSH-së pritën në takim delegacionin e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në kuadër të Misionit të tyre në Shqipëri lidhur me monitorimin e zbatimit të Kartës Evropiane të Vetë-qeverisjes Vendore. Gjatë takimit, anëtarët e delegacionit vlerësuan kontributin e Kontrollit të Lartë të Shtetit në forcimin e qeverisjes së mirë financiare, rritjen e transparencës dhe garantimin e llogaridhënies publike në nivel qendror dhe vendor.

Diskutimet u fokusuan gjithashtu te zbatimi i Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore dhe Rekomandimit nr. 468/2021 të Kongresit, gjendja financiare e bashkive dhe qarqeve, si dhe procedurat e mbikëqyrjes financiare në nivel lokal. U theksua rëndësia e zbatimit të rekomandimeve të lëna nga auditimet e KLSH-së, si një mjet i domosdoshëm për përmirësimin e performancës dhe menaxhimit financiar në njësitë e vetëqeverisjes vendore.

 


E-mail zyrtar