Banner

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe përfaqësues të KLSH-së presin në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Kryefaqja » Njoftime » Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe përfaqësues të KLSH-së presin në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar
Kryetari

Më datë 13 Nëntor 2025, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe përfaqësues të KLSH-së pritën në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të Misionit të tyre në Shqipëri lidhur me Nenin IV. Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë dhe rolin e institucioneve të pavarura të auditimit të jashtëm, si Kontrolli i Lartë i Shtetit, në forcimin e qeverisjes së mirë financiare dhe garantimin e llogaridhënies publike. Shefja e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Znj. Anke Weber, vlerësoi kontributin e KLSH-së në rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë në përdorimin e fondeve publike, si dhe në përmirësimin e menaxhimit të burimeve financiare të shtetit.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua gjetjeve dhe problematikave kryesore të konstatuara gjatë auditimeve të llogarive të buxhetit të shtetit, si dhe ndikimit të tyre në administrimin dhe planifikimin e financave publike. Palët shkëmbyen gjithashtu mendime mbi sfidat që shoqërojnë zbatimin e buxhetit të shtetit, me fokus në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përmirësimin e mekanizmave të kontrollit e raportimit financiar.


E-mail zyrtar