Banner

Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu pret në takim kryetarët e SAI-ve dhe përfaqësues të tjerë nga rajoni dhe Moldavia në kuadër të projektit “Smart Finance” për një Qeverisje të Përgjegjshme

Kryefaqja » Njoftime » Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu pret në takim kryetarët e SAI-ve dhe përfaqësues të tjerë nga rajoni dhe Moldavia në kuadër të projektit “Smart Finance” për një Qeverisje të Përgjegjshme
Kryetari

5 dhjetor 2025

Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu priti në një takim pune, kryetarët dhe përfaqësues të tjerë të SAI-ve të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë, të cilët po marrin pjesë në takimin e organizuar më 4-5 dhjetor në Tiranë nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në kuadër të projektit “Smart Finance” për një Qeverisje të Përgjegjshme.

Z. Shehu i falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre në këtë takim, si dhe shprehu vullnetin e plotë personal dhe institucional për të vijuar dhe thelluar më tej bashkëpunimin e ndërsjellë, jo vetëm në kuadër të këtij projekti, por edhe më gjerë, me auditime të cilat do të kenë në fokus çështje që trajtojnë problematika të rëndësishme dhe që janë të përbashkëta për vendet e rajonit tonë.

Të pranishmit falenderuan Kryetarin e KLSH-së për organizimin e takimit dhe idetë e shprehura, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të SAI-ve të rajonit, si dhe përcollën vullnetin e plotë për të vijuar me iniciativa të përbashkëta në të ardhmen.


E-mail zyrtar