Banner

Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu pret në takim ekspertët e lartë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar (NAO UK)

Kryefaqja » Njoftime » Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu pret në takim ekspertët e lartë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar (NAO UK)
Kryetari

Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu, priti në takim në datë 20 mars 2025 ekspertët e lartë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar (NAO UK) z. Benjamin Peters, Drejtues i Komunikimit me Jashtë; z. Dan Gluckman, Menaxher i Lartë për Komunikim Dixhital; znj. Natalie Low, Menaxhere e Lartë e Auditimit, në kuadër të bashkëpunimit bilateral me mbështetjen e Fondacionit Westminster për Demokraci (WFD).

NAO UK vjen në Shqipëri për të ofruar asistencë teknike në KLSH mbi strategjinë e komunikimit të institucionit dhe përmirësimin e teknikave dhe mënyrës së shkrimit të raporteve të auditimit. Diskutimet u përqendruan në zhvillimin e kapaciteteve të audituesve në shkrimin e raporteve të auditimit dhe vijimin e bashkëpunimit në fushën e komunikimit. Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit mbi zhvillimin e metodologjive të përparuara që ofrojnë ngritjen e standardeve profesionale.


E-mail zyrtar