Banner

Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu, pret në takim delegacionin e Komisionit të Venecias

Kryefaqja » Njoftime » Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu, pret në takim delegacionin e Komisionit të Venecias
Kryetari

Më 28 maj 2026, Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu, së bashku me përfaqësues të KLSH-së, priti në takim delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri gjatë datave 27 – 29 maj 2026, në kuadër të procesit të dhënies së opinionit për projektligjin “Mbi Financimin e Partive Politike”.

Në ambientet e KLSH-së u zhvillua takimi ku u diskutua mbi rëndësinë e forcimit të transparencës, llogaridhënies dhe mekanizmave të kontrollit financiar, në përputhje me standardet evropiane dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Gjatë bashkëbisedimit, përfaqësuesit e KLSH-së ndanë eksperiencën institucionale në drejtim të auditimit dhe kontrollit financiar referuar mandatit kushtetues, si dhe vlerësimet mbi rëndësinë e një kuadri ligjor të qartë dhe efektiv për garantimin e integritetit të financimit politik.

KLSH e konsideron shumë të rëndësishëm bashkëpunimin dhe dialogun me institucionet dhe organizmat ndërkombëtarë, duke e parë atë si një mundësi për shkëmbim përvoje dhe forcim të mëtejshëm të standardeve të transparencës dhe llogaridhënies. Në këtë kuadër, institucioni mbetet i përkushtuar për të kontribuar në proceset që lidhen me forcimin e shtetit të së drejtës.


E-mail zyrtar