Gjatë muajit shkurt, në ambientet e Kontrollit e Lartë të Shtetit u zhvilluan analizat vjetore për veprimtarinë e departamenteve të auditimit dhe drejtorive të tjera për vitin 2025.
Takimet u organizuan me qëllim vlerësimin e ecurisë së auditimeve të realizuara gjatë vitit 2025, analizimin e rezultateve dhe identifikimin e objektivave për përmirësimin e mëtejshëm të proceseve të auditimit dhe të punës institucionale në tërësi.
Në fjalën e tij, Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu, duke vlerësuar angazhimin dhe rezultatet e arritura gjatë vitit 2025, theksoi rëndësinë e auditimeve të çdo departamenti në rritjen e efektivitetit, eficiencës dhe ekonomicitetit në përdorimin e fondeve publike.
Duke vënë theksin te forcimi i standardeve profesionale, z. Shehu inkurajoi bashkëpunimin ndërinstitucional dhe koordinimin mes audituesish për arritjen e objektivave të përbashkëta institucionale.
Kryetari i KLSH-së, kërkoi gjithashtu nga çdo punonjës përmbushjen e plotë të detyrave institucionale me korrektësi, përgjegjshmëri dhe profesionalizëm.
Gjatë analizave me çdo strukturë u diskutuan edhe prioritetet e punës për vitin 2026, duke përcaktuar objektiva të qarta për rritjen e cilësisë dhe ndikimin e punës audituese në shërbim të transparencës, llogaridhënies dhe interesit publik.
